Qëndroni beqare derisa ta gjeni dikë që i bën këto pesë gjëra

  • 21 November 2018 - 14:50
Qëndroni beqare derisa ta gjeni dikë që i bën këto pesë gjëra

Gjetja e dashurisë së vërtetë dhe përjetimi i emocioneve të vërteta është diçka shumë e rrallë ditëve të sotme.

Është një përvojë e mahnitshme e cila e ka fuqinë t’jua ndryshojë jetën tërësisht.

Një sensacion i cili ju bën të kuptoni gjëra që nuk i keni kuptuar asnjëherë më parë.

Është diçka që ia vlen të pritet. Dashuria është emocion që duhet të përjetohet krejtësisht.

Por, njëkohësisht është e rëndësishme ta dini vlerën që keni dhe asnjëherë të mos merrni më pak se ç’meritoni. Qëndroni edhe beqare nëse është nevoja, por pritni për gjërat e vërteta.

Zgjedhni një person i cili vërtet kujdeset për ju dhe përkushtohet t’ju ndryshojë e t’ju bëjë më të lumtur.

 

ZGJEDHENI DIKË QË NUK MUND TË QËNDROJË LARG JUSH

Gjejeni një mashkull i cili asnjëherë nuk dëshiron t’ju lë. Dikë i cili e shijon çdo moment kur është me ty dhe i cili dëshiron t’ju sheh çdo ditë.

Një person që vërtetë ju dashuron dhe nuk ngopet duke qëndruar me ju çdo orë, çdo minutë dhe çdo sekondë të ditës.

 

QËNDRONI BEQARE DERISA TA GJENI DIKË QË JU THËRRET NË TELEFON PËR TË PARË A JENI NË RREGULL

Mos u lidhni asnjëherë me dikë që nuk ka kohë t’ju sheh apo të kujdeset për ju. Mos e gjeni një mashkull pa konsideratë që luan lojëra fëmijësh dhe nuk i shprehë emocionet e vërteta.

Qëndroni beqare nëse është nevoja, por pritni për personin e duhur që ju tregon se dashuria nuk ka limite.

 

ZGJEDHENI DIKË QË NUK FRIKËSOHET T’JUA SHPREHË EMOCIONET MË TË THELLA

Dashuria është diçka që duhet të përjetohet në tërësi. Është emocion i cili duhet ta konsumojë shpirtin tonë dhe të na ndihmojë të përjetojmë sensacionin sublim të lirisë.

Nëse një person nuk lodhet për ta zhveshur shpirtin e vet para jush dhe t’i zbulojë sekretet më të errëta që i ka, atëherë nuk është dashuri.

 

LIDHUNI ME DIKË QË JU BËN TË NDIENI GJËRA QË ASNËHERË NUK I KENI NDJERË MË PARË

Pritni për këtë moment, për shkak se kur ai vjen, ju do ta kuptoni.

 

BËHUNI ME DIKË QË NDIHET KRENAR QË JU KA

Lidhuni me një mashkull i cili nuk frikësohet t’ju përgëzojë për të gjitha të mirat që i keni dhe arritjet tuaja.

Lidhuni me një mashkull i cili e feston çdo hap që e ndërmerrni dhe që nuk i fsheh sukseset tuaja.

Jeta është shumë e shkurtë për ta shpenzuar me njerëz të gabuar!

 

(Kosova Sot)