Ngjarje e vërtetë:NË PËRQAFIM TË INSTRUKTORIT TË SKIJIMIT (8)

  • 21 November 2018 - 16:00
Ngjarje e vërtetë:NË PËRQAFIM TË INSTRUKTORIT TË SKIJIMIT (8)

Këtë vit këtë nuk kam mundur ta bëj, më nuk isha vetëm, e djalin tim nuk kishte kush ta ruante. Nëna nuk më ofroi ndihmë, e këtë as nuk e kam pritur prej saj. Kam falënderuar Zotin për këtë dhuratë të hatashme që ma ka bërë, ndërsa derisa e shikoja atë, unë ia kisha rritur sytë televizorit. Dy orë pas mesnatës dikush ka trokitur në derën time. Isha e bindur se ishin koleget e mia, të cilat kishin punuar me mua dhe kishin ardhur për të më vizituar. Me vete edhe një herë kam falënderuar Zotin për këto shoqe të mira që kam, që më duan dhe e hapa derën. Para meje, kokë e këmbë, po qëndronte i dashuri im, instruktori i skijimit. Po mendoja me veten time se po imagjinoja, nga dëshira për ta takuar atë. Ia mbylla derën para syve, por se zilja përsëri më ktheu prapa. Dhe, përsëri e kam hapur derën. - Adelinë, unë jam dhurata jote, nëse më pranon - më tha me buzëqeshje në sy. I jemi dorëzuar njëri-tjetrit në përqafim, e unë me dorë e tërhoqa dhe e futa në banesë. Jemi puthur shumë, me lumturinë që fati na ka bashkuar. Më pas jemi shtrirë pranë njëritjetrit. Në mëngjesin e festave na ka zgjuar zëri i fëmijës. Bobi po më shikonte. - Adelinë, a mos vallë te ti po qan një fëmijë - më pyeti dhe më përqafoi fort. - Po, Zoti i dashur, atë pothuajse gati e kam harruar. Më ke çmendur - po buzëqeshja, ika nga përqafimi i tij duke buzëqeshur. - A po e ruan fëmijën e dikujt - vazhdoi të më pyeste dhe ai u ngrit nga shtrati. - Eja - ia drejtova dorën atij dhe e kam sjellë në dhomën ku po flinte djali ynë. Porsa Bobi e kishte parë, e kishte gjithçka të qartë. - Ky është djali ynë? I imi dhe yti - po qante nga gëzimi dhe e mori djalin në përqafim. Porsa e ka marrë në dorë, Bobi, ndaloi vajin. E kanë shikuar njëri-tjetrin me sytë e tyre të bukur, që i kishin ngjarë shumë të atit. - Kjo është dhurata ime për ty pra - as unë nuk mundur t'i ndaloj lotët. Kjo ishte festa më e mirë në jetën time. Tashmë më ishte plotësuar dëshira më e madhe, një natë si kjo plot me magji dhe me realizimet e shumta. Bobi u shpërngul te ne dhe e kishte pranuar djalin. Nëna kishte marrë frymë përsëri në mënyrën sesi më ishte rregulluar jeta. Jemi martuar, e nëna ishte mjaft e lumtur me dhëndrin e ri. Po jetoj një jetë të bukur. Unë edhe më tutje po punoj në ndërmarrjen e njëjtë, e drejtori dhe bashkëshortja e tij e kanë punësuar edhe Bobin tim. Nuk jetojmë në luks, por nuk na mungon asgjë. Kemi blerë një shtëpi të vogël. Me udhëzimet e bashkëshortit, kam filluar skijimin, por edhe më tutje po përsos shkathtësitë e mia. Bobi më bind se para nesh është një jetë e lumtur, se do të bëhem skijatore. Në Aspen e kam humbur zemrën, por edhe e kam gjetur dashurinë, për të cilën vetëm kam mundur të ëndërroj. Një ditë më moti e kam takuar të atin e Dritonit. Djali i tij ende është në burg. Nuk më dhimbset. Jam e sigurt se ka marrë atë që ka merituar. Pa marrë parasysh se sa e padrejtë është jeta dhe fati, nga ky kënd mund të them se nuk është ashtu. drita ime u ndez, ndërsa që bukuria dhe ngrohtësia e bashkëshortit dhe birit tim më kanë ripërtërirë. FUND

 

 

(Kosova Sot)