Roman dashurie:Si u dashurova në ty (82 )

  • 09 December 2018 - 15:42
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (82 )

"Nell? Çka ndodhi? Pse po qan?", më thotë ai duke m'u afruar. "Dreq! Unë e kam fajin", thotë ai, duke e goditur ballin me dorë. "Jo…" mezi arrij të them unë. "Ti nuk e ke fajin…" "E, çka ke atëherë?" "Në fakt, ti je shkaktari, por jo ashtu si mendon ti", them duke ngulur thonjtë në dorë. Sikur dhembja m'i sqaron mendimet. "Shpjegohu më mirë, të lutem", bërtet ai. "Më fal, më fal"!, them unë, duke ngrehur flokët derisa më dhembin. "Thjesht, ti je më i mirë se të gjithë, më i mirë edhe se -Kyle", me të thënë fjalën e fundit, filloj përsëri të dënes. "Dreq"! Ai më hipë përsipër, duke më shikuar, por unë mezi e shoh për shkak se më djegin sytë nga lotët."Nell, mos më krahaso me të tjerët. E di se të thash se është shansi i fundit, por... tani çdo gjë është në rregull. Në rregull? Mos u frikëso... Zot, jam kaq budalla. Shiko... çdo gjë është në rregull, OK? Më vjen keq që të shtyra ta bëje këtë". Pasi që kisha pushuar së qari, tani ia kris qeshjes. "Uh, sa idiot i madh që je", i them. Ai sikur ngrihet, bëhet akull. Këtë nuk e kishte pritur. "Çka? Si më the?", zëri i tij është tepër i ftohtë. Kthehem për ta shikuar dhe shoh se ai është i zbehtë dhe i tendosur, me qafën plot muskuj."Colton, desha vetëm të thosha se nuk kisha frikë, jo nga ti dhe të thash se je idiot, meqë sillesh sikur ti më shtyre ta bëja këtë. Ti nuk më detyrove. Unë të detyrova ty". Ai dridhet, është kaq i zemëruar dhe unë jam konfuze dhe e tmerruar."Më fal! Më vjen keq, nuk desha të të lëndoja, të lutem…"! "Mbylle të shkretën për një sekondë dhe më lë që të qetësohem?" Unë pohoj me kokë dhe nuk them më asgjë. Pas disa minutash ai flet me një zë shumë më të qetë."Më pengon shumë kur më thërrasin idiot, apo budalla. Apo, edhe emra të tjerë, që e kanë këtë domethënie. Kurrë mos më thirr ashtu, as edhe për shaka, bile. Kuptove?" Unë pohoj. "Po, po. Kuptova. Më vjen keq. Ti nuk je idiot. Je i mrekullueshëm. Je më i mirë se të tjerët. Këtë desha ta thosha..." "Nuk ke nevojë tani ta teprosh në drejtimin tjetër", thotë Colton, duke më ndërprerë. Nuk mundem e të mos e shikoj, duke e vrarë mendjen pse ai është bërë kaq i ndjeshëm në këtë fjalë. Me siguri ndokush ia ka lënduar inteligjencën në baza të rregullta. Por, meqë kjo çështje paraqet një problem kaq të madh për të, atëherë me gjasë ofenduesit e tij kanë qenë prindërit e tij. Ata gjithmonë i ofronin një mbështetje të madhe Kyle-it edhe pse herë pas here kishin një qëndrim më të ashpër, gjë që ishte e kuptueshme. "Nuk isha duke e tepruar", i them me qetësi. "Isha duke ta shpjeguar pse papritmas kisha filluar të qaja si vajzë e vogël". "Ti edhe je vajzë e vogël", thekson ai. "Po", i them. "Por, derisa ti nuk më ngacmove dhe më detyrove që të flisja rreth gjërave, unë nuk kisha qarë aspak. Dua të them... nuk qaja aspak". Colton bie në shtrat dhe më shikon. "Kurrë nuk ke qarë rreth asaj që i ka ndodhur Kyle-it?" "Jo". "Kurrë nuk ke mbajtur zi?", ai disi tingëllon pabesueshëm. "Zi?", kjo ide duket e huaj për mua. Ai e thotë sikur të ishte pritur ta bëja këtë. Ai e ngritë kokën për të më shikuar më mirë. "A e di se pikëllimi, zia, i ka etapat e veta"? Ai i fërkon sytë me dorë, e më pas shton. "Me gjasë nuk e di, për këtë shkak edhe je e zemëruar". E mbuloj fytyrën me dorë, për ta fshehur irritimin tim. "Ai ka vdekur. Unë jam pajtuar me këtë". Colton kollitet lehtë. "Jo. Ti nuk e ke tejkaluar këtë. Ti e ke futur këtë nën tepih, Nell." "E di se e ke fjalën për faktin se e lëndoj veten. Jam e vetëdijshme për këtë, por nuk mund të bëj asgjë në këtë drejtim". (vijon) 

 

(Kosova Sot)