Gjërat që nuk duhet t’i bëni para se të bëni dashuri

  • 10 December 2018 - 16:14
Gjërat që nuk duhet t’i bëni para se të bëni dashuri

Të bërit dashuri është një prej aktiviteteve më natyrale dhe të shëndetshme në botë, kështu që mos hiqni dorë prej tij.

Mund ta bëni në mëngjes, pas dreke në kuzhinë apo në mënyrën klasike, në mbrëmje në shtrat.

Por bëni kujdes, pasi janë disa gjëra të cilat nuk duhet ti bëni asnjëherë, para se të bëni dashuri.

Të hani ushqime pikante

Ndonëse konsumi i disa erëzave mund të ketë veti afrodiziake, bëni kujdes me sasinë. Kjo pasi ushqimet me erëza ndryshojnë aromën e frymëmarrjes, lëkurës, madje edhe të vaginës.

Të pini alkool

Nëse pirja e ndonjë gote shihet si një mënyrë e mirë për ta lënë veten të lirë në shtrat, teprimi me alkoolin mund të ketë efekt të kundërt. Kjo pasi dehja e bën më të vështirë eksitimin e mashkullit, madje mund ti shkaktojë vështirësi në kryerjen e aktit, ndërsa për femrën, pengon arritjen e orgazmës.

Depilimi

Fillimisht jo të gjithëve ju pëlqen depilimi total, kështu që ky mit duhet hedhur poshtë. Së dyti, bëni kujdes me depilimin para një takimi të nxehtë, për shkak se rreziku për të marrë infeksione është shumë më i madh.

Gjithashtu rrezikohet edhe acarimi i lëkurës, çka mund ta kthejë raportin seksual nga një moment magjik, në një eksperiencë të hidhur. Kështu që minimumi i këshilluar për depilim është 4-5 orë para akti seksual.

(Kosova Sot)