Ligjet e atraktivitetit për femrat që kërkojnë shpirtin e tyre binjak

  • 11 December 2018 - 17:29
Ligjet e atraktivitetit për femrat që kërkojnë shpirtin e tyre binjak

Porsa keni dalë nga një lidhje e keqe. Tani po mendoni për të, kjo ishte një nga shumë lidhjet ku që të dy nuk ishin në të njëjtën faqe. Pasi keni pasur shumë përvoja të tmerrshme, duket nganjëherë se kurrë nuk do të gjeni dikë që është i sinqertë dhe lidhjen e merr me seriozitet. Kur bëhet fjalë për një lidhje, të kesh një qasje pozitive e bën krejt dallimin. Ja si mund t'i përdorni ligjet e atraktivitetit që të përjetoni ëndrrën.

DUAJE SË PARI VETEN DHE MË SË SHUMTI

Para se t'i përkushtoheni në plotësi një personit tjetër dhe të jepni gjithçka për një lidhje, së pari duhet t'i përkushtoheni vetes tuaj. Si prisni që dikush të dashurohet në juve kur së pari s'e doni veten tuaj?

MËSONI NGA GABIMET

Në vend se të kritikoni veten tënde për secilën lidhje të dështuar, hidhja një shikim afër faktit përse nuk kanë funksionuar. A ishte i dhënë pas punës? A ju bëri sikur nuk e vlerësoni lidhjen? Merrni të gjitha gjërat negative nga një lidhje dhe krijoni një listë të gjërave që nuk do t'i përsëritni në lidhjen e ardhshme.

NUK KA GJË TË KEQE NËSE E KENI NJË TIP, APO 'NUK' E KENI NJË TË TILLË

Kjo ndërlidhet me qasjen paraprake.Nuk ka asgjë të keqe për të pasur një djalosh dhe tip të veçantë, sidomos nëse ai ka të njëjtat qëllime në jetë sikurse dhe ju. Në anën tjetër, është krejt në rregull të jeni edhe mendjehapur.

XHELOZIA SHPEJT I PËRKEQËSON GJËRAT

Le të jemi realë. Gjithsecili bëhet xheloz fundi i tregimit. Sa herë që shikoni një çift të dashur, jua kujton se sa të vetmuar ndiheni. Në vend të kësaj, energjinë e njëjtë përdoreni në kërkim të shpirtit tuaj binjak të përsosur.

PUNO NË TAKIME DERISA TË BËHET REALITET

Duhet të jeni të bindur në idenë se nëse vërtet dëshironi diçka, të qëndrosh pozitiv dhe me mendje aktive do t'ju ndihmojë të përparoni.

NËSE NUK KENI SUKSES ME TË PARËN, PROVOJENI PËRSËRI

Nuk ka asgjë të lehtë me takimet. E vërteta reale është se do t'ju duhet të puthni disa bretkosa derisa të hasni në princin e bukur. Por nëse provoni disa herë, kjo ia vlen. 

 

(Kosova Sot)