Nëse dikush ju dërgon vibrime negative, ja si të mbroheni!

  • 11 December 2018 - 17:33
Nëse dikush ju dërgon vibrime negative, ja si të mbroheni!

1. Mbyllni sytë dhe mendoni se ju rrethon një dritë e bukur, e bardhë. Kjo dritë le ta rrethojë krejt trupin tuaj dhe mendoni se si shkëlqen në zemrën tuaj.

2. Nëse keni vizion të qartë të dritës, e cila ju rrethon, vizualizoni vibrimet negative si re e hirtë që ju ofrohet. Nëse dyshoni se një person i caktuar ju dërgon vibrime negative, imagjinoni dukjen e tij.

3. Vizualizoni një re të errët me vibracione negative (ose person) para vetes dhe prekeni me duar. Vëzhgoni se si ajo dritë e bukur përhapet dhe ajo re e errët (ose personi) po ashtu bëhet pjesë e dritës.

4. Derisa vështroni këtë dritë magjike përsëritni fjalët e famshme teknike "Ho'ponopono"- "Më vjen keq. Të lutem më fal. Të faleminderit. Të dua". Përsëriteni dhjetë herë.

5. Vizualizoni veten pa energji të keqe dhe disa herë përsëriteni - "Unë jam i sigurt dhe i mbrojtur. Energjia e shenjtë më rrethon gjithnjë". Ky ritual ndihmon të mbroheni nga vibrimet e këqija energjike dhe pastroni energjinë tuaj

 

(Kosova Sot)