Partnerja s’është në humor për të kryer marrëdhënie seksuale? Ja si të veproni sipas ekspertëve!

  • 12 December 2018 - 15:31
Partnerja s’është në humor për të kryer marrëdhënie seksuale? Ja si të veproni sipas ekspertëve!

Ndoshta ju duket si kurth i organizuar nga vajzat, për t’ju përfshirë në punët e shtëpisë, por jo!

Ekspertët shprehen se ndihma që do t’i jepni partneres në punët e shtëpisë, është zgjidhja për një jetë të lumtur dhe seks fantastik, shkruan “The Sun”. Konkretisht, ekspertët, të cilët kanë marrë në studim më shumë se 600 çifte, theksojnë se nëse ndihmoni në larjen e enëve, jeta juaj sentimentale do të jetë më e mirë.

“Në këtë mënyrë, jo vetëm do të krijoni një komunikim më të fortë me partneren, por nga ana tjetër do të kuptoni edhe të gjitha sakrificat që një femër duhet të bëjë për të jetuar me ju. Ndaj jeta së bashku do të jetë më e lehtë dhe nuk do të keni më strese” –shprehet psikologu Ian Kerner për revistën “The Sun”.

Ndaj çuna, përvishni mëngët dhe futjuni punës!

(Kosova Sot)