Ngjarje e vërtetë:Më gënjenin se më kishte vdekur vajza (4)

  • 13 December 2018 - 15:53
Ngjarje e vërtetë:Më gënjenin se më kishte vdekur vajza (4)

Kam marrë vendim që kurrë më, për asgjë, të mos udhëtoj në atë fshat të vogël, për të cilin më lidhnin kujtime të mira. Shkaku i vendimit tim, edhe gjyshja dhe gjyshi ishin zhvendosur te ne në Germershajm. Isha i lumtur që ishim të gjithë së bashku, punoja dhe pikëllimin e shëroja me obligime të ndryshme, të cilat vetes ia ngarkoja. Kanë kaluar tri vite që nga momenti kur kishte vdekur Valbona, e dashura ime, vajza ime, e dhimbja në zemër nuk ishte e vogël. Askujt nuk mundem t'ia përshkruaj sa më vinte keq që nuk e kam dëgjuar dhe nuk jam martuar me të, dhe t'i ndihmoja në ditët e saj të fundit të jetës. Miqtë më ngushëllonin, më flisnin se si duhet ta mposht dhimbjen. Më dërgonin në shoqëri të reja, më njoftonin me vajza, që të lidhesha me dikë në mënyra të ndryshme. Asgjë nuk po më ndihmonte, nuk po mund të ndaloja të mendoj për Valbonën. Në punë kam ndryshuar i tëri, nga një profesor i ri plot vullnet për jetë dhe për dëshirën për fëmijë, isha një njeri i mërzitshëm, nuk mund të përqendrohesha, isha i humbur, i panjohur. Nxënësit ankoheshin në mua kështu që drejtori i shkollës disa herë më ka ftuar në bisedë. Nuk më ndihmonin fjalët e bukura të askujt, as këshillat. Kur një ditë e pash shpalljen në gazetë që një organizatë humanitare nga Londra po kërkonte përkthyes nga gjuha angleze, franceze dhe gjermane për udhëtime dhe qëndrim në Ruandë, jam lajmëruar. Shumë shpejt kam marrë përgjigje pozitive. Kam dhënë dorëheqjen, kam rregulluar gjithçka dhe isha i gatshëm për udhëtim. Prindërit ishin të pikëlluar, po tentonin të më bënin t'i bija pishman, por, nuk ishte e mundur kjo. Shpresoja se duke bërë vepra të mira do të harroja atë që ka ndodhur, për sytë e Valbonës, të cilët thuajse po më ndiqnin në secilin vend. Në një port në Frankfurt duhej të takohesha me disa njerëz nga vende të ndryshme të Evropës, që po ashtu po udhëtonin me të njëjtin mision si unë. As vet nuk e di pse kam menduar se ky ishte ai grupi i vajzave dhe djemve që ishin në të njëjtin mision. Në pyetjet që ua kam shtruar nuk jepnin përgjigje konkrete, vetëm se buzëqeshnin lehtas. Kur i kam lutur të më njoftojnë me Xhonin me të cilin isha marrë vesh për gjithçka, më prezantuan te një mashkull, që emrin e kishte Xhon. Kam filluar bisedën serioze, por se ai më dukej shumë i hutuar. Dukej thuajse nuk e kishte idenë se për çfarë po flisja, e para se të kuptoheshim, na rrethuan disa meshkuj, me rroba civile. Shumë shpejtë e kam kuptuar se ishin policë, që na morën me vete. Grupit të njerëzve që u isha bashkuar, ishin narkomanë. Ju kam shpjeguar se si kam gabuar dhe cilat ishin qëllimet e mija të sakta, por se askush nuk më ka besuar. Narkomanët, po ashtu, për arsye të panjohura për mua, nuk e vërtetuan tregimin tim. Më e keqja ishte se kur njëri prej tyre e kishte kuptuar se erdhën policia, më kishte vendosur nga gjysmë kilogrami kokainë në gjep. Nuk e kam ndier se dikush ma kishte vendosur drogën, por unë kurrë nuk kisha lidhje të tilla. Dhe kështu, në vend për Ruandë, përfundova në burgun hetues. Kishte zgjatur derisa ishin qartësuar gjërat. Grupi me të cilin kisha planifikuar shkuarjen, që moti kishin mbërritur në vendin e duhur. Nuk e kam ditur kë ta kontaktoj tash, kështu që jam dorëzuar nga e gjithë kjo. Nuk kisha nga t'ia mbaj, kështu që thirra prindërit. Ata, sikurse unë, ishin tmerruar , për atë që më kishte ndodhur mua. Isha papunë, e ditët po i kaloja në shoqërinë e nënës, gjyshit dhe gjyshes. (vijon)

 

(Kosova Sot)