Ngjarje e vërtetë:Më gënjenin se më kishte vdekur vajza (6)

  • 16 December 2018 - 15:47
Ngjarje e vërtetë:Më gënjenin se më kishte vdekur vajza (6)

Jemi martuar në praninë e pak njerëzve, miqtë dhe familjarët, e në restorant kemi festuar. Nusen time nuk po e shikoja me adhurim, madje as zemra nuk më dridhej kur ia lëshoja sytë. Isha krejt zemërgjerë ndaj saj, e po ashtu edhe ajo ndaj meje. Në fakt, ishim bërë miq të mirë dhe kur atë natë jemi futur në shtëpinë tonë të përbashkët, përnjëherë kemi filluar t'u përmbahemi rregullave, të cilat i kemi vendosur paraprakisht. Ajo kishte dhomën e saj, ndërsa unë kisha dhomën time të gjumit. Kuzhinën e kemi përdorur në mënyrë të barabartë, e po ashtu jemi marrë vesh që të gjitha llogaritë do t'i paguajmë përgjysmë. Ajo po punonte si mjeke e praktikës së përgjithshme dhe jo shumë larg shtëpisë kishte ordinancën e vet. Po kënaqej me punën e saj, e po ashtu edhe me mashkullin që e dashuronte. I dashuri i saj ishte i ftuar i shpeshtë në shtëpinë tonë dhe shpeshherë flinte tek ajo në dhomën e saj. Në mëngjes kur zgjoheshim, kemi konsumuar bashkë kafjallin dhe kemi biseduar sikurse miq të mirë. Ai gjithmonë më falënderonte që po ju ndihmoj që të duhen me sinqeritet, e unë përfundimisht isha i lumtur që kisha gjetur qetësinë. Vetëm kur prindërit e mi na vinin në vizitë, ne shtireshim se ishim një çift i lumtur. Nganjëherë ne shkonim te familja ime, por edhe te familja e saj, dhe askush nuk dyshonte në cirkun, që e kishim krijuar ne të dy. Me shkathtësi i kemi mashtruar, e unë isha i lumtur kur shikoja buzëqeshjen në sytë e saj. Konsideroja se si me një goditje kam vrarë dy mushkonja: ia kam mundësuar që të dashurojë dhe ta dashurojnë, e njëkohësisht ia kam përmbushur dëshirën prindërve të mi, të cilët më konsideronin si një mashkull të martuar dhe të lumtur. Atë ditë kam shkuar për t'i shkurtuar flokët. Kishte shumë njerëz aty dhe më thanë se nuk mund të më pranonin atë ditë. Po shëtitja nëpër rrugë dhe krejt rastësisht vërejta një sallon tjetër. Edhe pse për mua ishte krejt pa rëndësi si dukesha, u futa dhe e luta të m'i shkurtonin flokët. - Duhet të keni pak durim. Unë kam klient, e kolegia porsa ka shkuar për lëngje freskuese, menjëherë do të kthehet dhe do të përkujdeset për flokët tuaj - më tha ajo gruaja dhe më tha të pres. Jam vendosur, mora një gazetë në dorë, madje edhe kam dëgjuar kur janë hapur dyert dhe po futej dikush. Jam kthyer pasi që e dëgjova një zë, me të cilin unë kisha biseduar më moti. - Zotëri, ejani dhe uluni këtu, kolegia u kthye dhe ju jeni në radhë - më ftoi. Jam kthyer përreth, por ende nuk po e shihja atë kolegen e saj. E kam dëgjuar atë gruan dhe jam rehatuar në karrige. Jam shikuar në pasqyrë, e cila gjendej përballë meje. Në pasqyrë kam shikuar ata sytë e bukur dhe flokët më të bukura në botë. Zemra mu ndal. Po mendoja se gjithçka ishte fryt imagjinatës sime. Po fërkoja sytë me duart e mija. Prapa meje po qëndronte Valbona, Valbona ime. - Zoti im, a thua kam luajtur nga mendtë, apo je ti - po mundohesha t'i nxjerrë fjalët nga goja. - Zotëri si mundem t'ju ndihmojma ktheu me një gjermanishte. Përsëri kam menduar se po më vizatohej, duke menduar se ajo vetëm po i përngjante Valbonës. I jam kthyer përsëri zonjës së parë dhe e kam pyetur se si e kishte emrin vajza që do të mi shkurtonte mua flokët. Kur e tha emrin e Valbonës, kam kërcyer nga lumturia nga karrigia. E kam kapur Valbonën rreth belit dhe jam mbështetur për të si një djalë i vogël. Ajo u zbeh. E kam kuptuar se si diçka nuk ishte në rregull. (vijon)

 

(Kosova Sot)