Roman dashurie:Si u dashurova në ty (90)

  • 18 December 2018 - 16:12
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (90)

Kaq shumë klikime në një vend."Kjo është pjesë e asaj pse je këtu, në Nju-Jork, apo jo? Pjesë e çështjes me prindërit e tu". Ai preku dy herë kokën e tij. "Po. E gjithë jeta ime ishte problematike. Dikur, kur isha fëmijë, gjërat ishin më pak të dukshme në krahasim me tani" ai po përdorte fraza. "Ata kanë laboratorë për të mësuar, kanë udhërrëfyes dhe gjëra të tilla. Kur unë dikur isha fëmijë, në province rurale ku jetoja, unë nuk i kisha asnjërën nga këto gjëra që fëmijët dhe të rinjtë i kanë sot. Ata vetëm mendonin se unë isha budalla. Kështu kanë menduar edhe prindërit e mi. Ata më kanë testuar dhe gjëra të tilla, por disleksia nuk ishte një gjë e madhe në radarin e njerëzve, ose sidoqoftë, ata nuk e dinin për çfarë të shikojnë dhe unë nuk kam ditur të shpjegoja se cili ishte problem im". "Krejt çfarë di për disleksinë time e di se ka vështirësi në të lexuar". Unë ia hedh dorën në krahun e tij të fortë si një granit. Ai struket dhe përfundimisht kthehet kah unë. Përpihem fort dhe vendos t'i kaloj pengesat midis neve. Unë i afrohem atij, trupin tim e bashkoj me trupin e tij, hapi duart dhe e përqafoj nga prapa. E shtyj kokën ta shikoj, ndërsa që mjekrën time e hedh në gjoksin e tij. Ngrohtësia e tij dhe pasioni, pothuajse më helmojnë. "Po, në thelb është më shumë sesa kaq", thotë ai. "Asgjë që nuk është e shkruar nuk lë mbresa tek unë. Letrat, numrat, matematika, ekuacionet, fjalitë, matematika…gjithçka. Unë di të llogaris, kam fjalor të mirë, kam matematikë të përparuar në kokën time, por se gjitha ka të bëjë me paaftësinë komunikuese timen. Ma thuaj një fjalë, çfarë do të thotë dhe është imja. Ma shpjego një ide matematikore për mua, e kuptoj, nuk ka kurrfarë problemi, shkruaje? Asgjë. Po e shikoj këtë letrën këtu", ai rrotullon faqen me gishtin e tij tregues "dhe shoh letra. Unë e di alfabetin, teknikisht edhe mundem të lexoj. Por kur e shikoj letrën, betohem se është një marrëzi, janë vetëm letra dhe se nuk e kanë ndonjë kuptim, më duhet të përqendrohem te secila shkronjë veç e veç, në secilën fjalë, secilin tingull. Dhe kur më duhet që të formoj një fjali, me të gjitha ato fjalë, më humb përqendrimi, ta hajë dreqi". "Të gjitha këngët që i shkruan, tekstet". "Të gjitha këtu", e prek kokën e tij. "Unë muzikën dhe tekstin e kompozoj këtu, të gjitha në kokë". Mbeta e mahnitur. "Nuk ke pse i shkruan askund"? Ai qesh dhe kollitet. "Jo shpirt. Duke mos qenë në gjendje të mos lexoj nuk mjafton me kaq. Nuk mundem të shkruaj. Është kaq e vështirë". "Pra, që të gjitha i mban mend"? Ul krahët. "Kjo është kështu si jam unë. Kam kujtesë të mahnitshme dhe kam vesh për muzikë. Notat, akordet, të gjitha i dëgjoj në mënyrë mekanike". ( Vijon)

 

(Kosova Sot)