Shokon 18 vjeçarja: I dashuri im sekret është sa babai im dhe unë...

  • 18 December 2018 - 17:44
Shokon 18 vjeçarja: I dashuri im sekret është sa babai im dhe unë...

Një vajzë 18 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se bën seks me shefin e saj 45 vjeçar, që është sa babai i saj.

Vajza thotë se ai është ndarë nga e dashura e tij për shkak të saj, por ka frikë nga reagimet e njerëzve, për shkak të moshës së tij.

Lexojeni rrëfimin e saj të plotë:

Unë bëj seks me shefin tim. Ai është ndarë nga e dashura e tij afatgjate dhe unë jam e lumtur për këtë, por brengosem se çfarë do të mendojnë njerëzit, pasi unë jam 18 vjet ndërsa ai është 45.

E gjitha filloi kur unë fillova të punoja jashtë orarit dhe ai mbetej vonë. Ai u ndje shumë mirë kur unë i thash që të qëndroja me të.

Kur ne përfunduam atë që patëm për të bërë, ai më tha se do të dilnim për të ngrënë diçka si shenjë falënderimi.

Ne shkuam në një restorant dhe unë provova ushqime që nuk i kisha ngrënë kurrë më parë.

Ai ishte pak i dehur kah fundi i mbrëmjes, andaj mori një taksi për të dy që të shkonim në shtëpi,

Shkuam për nga shtëpia e tij dhe ai më ftoi për një kafe. Ne përfunduam duke bërë seks në divan. Para kësaj unë kisha bërë seks disa herë me ish të dashurin.

Por kjo natë ishte ndryshe, shefi im ishte ekspert. Partnerja e tij ishte në udhëtim me miq, kështu që ne mund të shkonim më shpesh në shtëpinë e tij.

Kur ajo u kthye, ai e braktisi dhe tha se donte të ishte me mua. Por unë nuk i kam treguar askujt, familja ime do të tmerrohej.

Nuk më pëlqen që duhet të gënjej tërë kohën. Unë jetoj me prindërit e mi, andaj duhet të ju shpjegoj se ku kam qenë, kur vonohem në mbrëmje.

Kam frikë se ai do të më lë sepse jam shumë e re dhe nuk kam fare përvojë dhe nuk jam e mirë në shtrat.

Kam nevojë për më shumë informacione se si të bëhem një dashnore e mrekullueshme që ta mbaj atë.

Përgjigja e psikologes:

Ky burrë, që është sa babai yt e ka lënë të dashurën por a është kjo e gjithë e vërteta që ai të ka treguar?

Ti ende nuk ke një lidhje të duhur me të, pasi ti ende punon për të dhe ai po të kontrollon jetën. E gjitha që ju keni është seksi.

Nëse nuk e ke bërë, bëj kujdes me mbrojtjen, pasi nuk besoj se ai do të jetë i kuptueshëm për një shtatzëni të padëshiruar.

Ti je vetëm 18 vjet dhe po jeton një jetë të dyfishtë. Ti madje duhet t’i gënjesh ata që i do dhe që kujdesen për ty.

Kjo mund të jetë e rrezikshme dhe ti nuk mund të kesh të ardhme me të. Tregoj atij se është fundi i lidhjes tuaj dhe se do vetëm raport profesional.

(Kosova Sot)