Ngjarje e vërtetë:Si mbeta pa kulm mbi kokë (2)

  • 19 December 2018 - 16:13
Ngjarje e vërtetë:Si mbeta pa kulm mbi kokë (2)

Kur Venera po priste lindjen e fëmijës, për mua nuk ishte e vështirë të punoja edhe gjithë ditën, e kur më lindi djali Avniu, kam filluar të kurseje të holla, me të vetmin qëllim që një ditë t'i blej shtëpi në qytetin kryesor. - Nëse është i interesuar për të mësuar, do t'ia mundësoj kushtet për fakultet - thashë unë, duke theksuar motivet e mia për kursime, diçka që aspak nuk e bëri të lumtur të atin tim. - E di unë bir, që pas nesh gjithçka do të humbet. Shtëpia tashmë është e vjetër dhe nevojitet për t'i bërë renovime, e punët si tregtia me pakicë, si kjo e jona, thjeshtë d të dështojnë, dhe nuk do të ketë kush ta vazhdojë traditën familjare - më tha babai im, si një vizionar duke parashikuar të ardhmen. - Pikërisht sa desha t'i propozoj që së pari ta rinovojmë banjën. Ka shumë pllaka nga Italia, shumë moderne, e do të mund ta rregullonim edhe ... - Asgjë nuk do të ndryshojmë derisa unë të jem gjallë - tha nëna ime Hana, duke e pyetur të renë se për çfarë ndërtimi bëhej fjalë. - Natyrisht se ju nuk e keni idenë për cilat ndërtime po flas kur me mendje ende jeni në shekullin e kaluar, oj gjyshe Hana - i tha Venera, e pakënaqur me faktin se shtëpia jonë ishte e vjetër, ashtu siç edhe ishin shumica e shtëpive në qendër të qytetit. - Kur je martuar për Jetonin tim, atëherë nuk të kishte penguar shtëpia e vjetër, filloi një grindje fjalësh midis vjehrrës dhe resë, grindje kjo që babi shumë shpejtë e ndaloi. - Ne të dy nuk do të jemi edhe aq gjatë gjallë, kështu do të mbeteni vetëm ju, bënin çfarë të dëshironi, e për grindje në shtëpinë time nuk ka nevojë e as vend - përkrahu mendimin e gruas së tij. Venera kohën ia kushtonte rritjes së foshnjës dhe gjithnjë e më rrallë po shkonte në shitore dhe ajo kishte humbur dëshirën dhe vullnetin për punën e saj. Nga viti në vit, lidhja jonë martesore po bëhej gjithnjë e më indiferente, thuajse nuk jemi dashur kurrë, dhe nuk jam habitur kur një ditë ka paketuar gjërat dhe ka udhëtuar në Zvicër. - Kam shtruar kërkesën për shkurorëzim e nëse gjyqi ma cakton Avniun, do të ma marrë me vete, e për tani ka kush të brengoset për të. Gjyshja Hanë gjithmonë ankohej se shumë pak po shoqërohej me nipin e saj, e tash do ta ketë mundësinë ... - Por, pse Venera? A të kam lënduar me diçka, saqë po mundohesh ashtu të më braktisësh - e pyeta ashtu i pikëlluar, sepse gruan time e kam dashur sinqerisht. Ndoshta nuk kam ditur t'ia shpreh përmes fjalëve, por me veprimet e mia, isha shumë i kujdesshëm ndaj saj. Kurrë nuk i kam harruar përvjetorët e martesës sonë, ditëlindjet dhe datat e tjera i kam përdorur për t'i blerë dhurata, e kam dërguar nëpër darka të ndryshme. Pikërisht për dhjetëvjetorin e martesës kisha planifikuar të udhëtojmë së bashku në Romë. - Nuk jam vetëm unë në pyetje. Këtu është edhe fëmija ynë dhe e ardhmja e tij, e prindërit e mi janë buzë vdekjes. Vallë a nuk mundemi që problemet e tilla t'i zgjedhim me fjalë - po provoja në të gjitha mënyrat që ta heq nga qëllimet e veta, por, kjo ishte e kotë. - Biseda nuk mund të na ndihmojë Jeton! Problemi është në emocionet e mia … Si të ta them? Po ndihem si një zog dhe nëse nuk fluturoj, do të pëlcas. Vetëm të lus që prindërve të mirë mos t'u thuash gjë derisa të udhëtoj. Nëse më dashuron aq shumë, do të më lejosh të shkoj te njeriu, pa të cilin nuk mundem të jetoj më. A është ai njeriu Jetmiri? Ma thuaj të vërtetën, dhe do ta kem më të lehtë t'i kuptoj qëllimet e tua? Vetëm e uli kokën në shenjë pranimi, sepse për shpjegime më të gjëra as që kishte nevojë. Në vend të fjalëve të ashpra, apo fyerjeve dhe ofendimeve që do t'ia kishte dhënë secili mashkull, shqetësimi i saj tek unë ka kaluar më ndryshe, isha i kujdesshëm sikurse ndaj një të sëmuri. (vijon)

 

(Kosova Sot)