Bota po flet për ‘Stealthing’: Polici heq prezervativin…

  • 19 December 2018 - 17:36
Bota po flet për ‘Stealthing’: Polici heq prezervativin…

Gjithmonë e më shumë po flitet për një tendencë të re seksuale, e cila quhet ‘stealthing’. Kjo ndodh kur meshkujt e heqin prezervativin në seks e sipër.

Për herë të parë në Gjermani, një person që akuzohet se ka bërë ‘stealthing’, ka dalë përpara gjykatës. Ai është një polic, që rrezikon të dënohet për përdhunim.

36-vjeçari Anton I. punonte ditën me uniformë, por natën kërkonte aventura seksuale nëpër forumet e internetit. Një natë ai po bënte seks me Nina V., 26 vjeç.

Por pa e vënë re ajo, ai e hoqi prezervativin dhe vazhdoi seksin e pambrojtur. Kur Nina e vuri re, u tërbua dhe u largua nga apartamenti.

Polici rrezikon deri në dy vite burg për përdhunim dhe përjashtim nga shërbimi dhe e drejta e pensionit si polic.

(Kosova Sot)