Çudit 29 vjeçarja: Burri më shokoi një natë kur po bënim seks, pasi më tha...

  • 04 January 2019 - 15:51
Çudit 29 vjeçarja: Burri më shokoi një natë kur po bënim seks, pasi më tha...

Një grua 29 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se partneri i saj me të cilin ka dhe një djalë 6 vjet, vazhdimisht shkruan mesazhe intime me femra të tjera, duke thënë se i ka vetëm mike.

Lexojeni rrëfimin e plotë të saj:

Partneri im ka qenë duke komunikuar me mesazhe me femra tjera dhe një natë derisa po bënim seks ai më thirri mua në emrin e njërës prej tyre. Ai kalon më shumë kohë duke komunikuar me to se sa me mua.

Ai thotë se më do mua, por unë mendoj se ai vetëm e do një shtëpi të rehatshme dhe një djalë 6 vjet të cilin e kemi.

Unë jam 29 vjet ndërsa ai është 33 dhe ne u zhvendosëm vitin e kaluar.

Ai thotë se ato femra janë vetëm mike të tij por mesazhet e tij me to janë shumë intime.

Mbrëmjen e kaluar ai thoshte gjëra seksuale në ëndërr. Ai u rrotullua mbi mua dhe më kapi por e shqiptoi emrin e një femre tjetër dhe jo timin.

U përballa me të dhe më pas ai më tha se nuk e njihte askënd me një emër të tillë dhe se unë po trilloja.

Jam shumë keq. Më mirë të jem e vetme dhe beqare se sa në një marrëdhënie me dikë që nuk më do mua dhe shkon me tjera.

Përgjigja e psikologes:

Ai po të merr si avantazh. Ti po i jep atij dhe djalit tënd rehati në shtëpi dhe ai nuk po sillet siç duhet me ty.

Pyete atë se si do të ndihej nëse ti do t’ia bëje këtë me meshkuj të tjerë. Thuaj atij që t’i ndalojë mesazhet me to menjëherë ose do të ndaheni.