Historia tronditëse e 30 vjeçares: Unë e tradhtoj burrin, por ja çfarë më bën ai...

  • 09 January 2019 - 13:49
Historia tronditëse e 30 vjeçares: Unë e tradhtoj burrin, por ja çfarë më bën ai...

Një grua 28 vjeçare, ka rrëfyer historinë e saj për “The Sun”, përcjellë “Kosova Sot”.

Kjo është historia e plotë:

Edhe unë e edhe partneri, jemi mashtrues në lidhje

E dashura DEIDRE: Kur me një mik timin të ngushtë u dehëm dhe bëmë një seks të mrekullueshëm, vendosëm që donim diçka më shumë sesa miqësinë, por më pas, si ai, po ashtu edhe unë, mashtruam njëri-tjetrin me persona tjerë. Unë jam femër dhe kam 28 vjet, partneri im ka 30 vjet.

18 muaj më parë e mashtrova me ish të dashurin tim, por sikur kjo të mos mjaftonte, tash së fundmi kalova një natë me një ish të dashur tjetër timin. Por, derisa partneri im ishte me punë larg meje, ai po ashtu më kishte mashtruar.

Tani nuk i kemi punët kurrqysh. Përkundër kësaj, biseduam dhe vendosëm që ai të mos punonte më larg meje. U pajtuam që të përpiqemi ta shpëtonim lidhjen tonë. Por, kjo nuk po na shkon aq shumë për dore.

DEIDRE përgjigjet: Unë do të isha e kujdesshme, e vëmendshme ndaj këtij “miku”, por nëse me të vërtetë e doni njëri-tjetrin, mos u ngutni që të dorëzoheni. Filluat si shokë të mirë, por më pas zbuluat se keni një preferencë të fuqishme seksuale ndaj njëri-tjetrit. Që të dy këta janë përbërës të rëndësishëm për ta ndërtuar një raport të mirë. Por, duke u munduar që ta bëni një fillim të ri, kjo nuk duket sikur keni trajtuar lëndimin dhe zemërimin të cilët me gjasë i keni përjetuar kur keni marrë vesh se pala tjetër ju ka mashtruar. Ju nuk i keni trajtuar as çështjet tjera në lidhje me to.

(Kosova Sot)