Historia e zjarrtë e seksit me fqinjën: Gruaja ime mbeti e tronditur kur...

  • 12 January 2019 - 22:40
Historia e zjarrtë e seksit me fqinjën: Gruaja ime mbeti e tronditur kur...

Një 27 vjeçar, ka vendosur të tregojë historinë e tij për “The Sun”, se si ai ka bërë seks me fqinjën e saj, përcjellë “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e 27 vjeçarit:

E dashura DEIDRE: Pas një ndeje bëra seks me fqinjën. Vendosëm ta mbanim sekret, por gruaja ime mori vesh dhe martesa mu shkatërrua.

Unë kam 27 vjet, derisa gruaja ime 24. Kjo fqinja ka katër vjet që jeton afër nesh. Ajo ka 31 vjet dhe, me kohë, u bë shoqe e ngushtë me gruan time. Kjo grua u nda nga burri dhe, kur procedurat e shkurorëzimit u përfunduan me sukses, ajo organizoi një ndejë. Gruaja ime u deh dhe shkoi në shtëpi, por unë ngela. Pasi që u larguan të gjithë të ftuarit, gjërat dolën nga kontrolli dhe ne përfunduam në shtrat. Tre muaj më pas ajo më tha se kishte ngelë shtatzënë dhe se, pa dyshim, fëmija ishte imi, meqë gjatë gjashtë muajve të fundit ajo nuk paska bërë seks me askënd tjetër.

Ajo më tha se nuk dëshironte të lidhej me mua dhe nuk ka dëshirë të ma prishë martesën, kështu që vendosëm ta mbanim sekret këtë gjë. Ajo tha se kurrë nuk do t’i tregonte fëmijës se kënd e ka baba. Djali tani ka dy vjet dhe ma ka këputur kryet. Gruaja ime e vërejti këtë ngjashmëri, pasi që kishte parë ca foto nga fëmijëria ime, por unë i thash se ishte vetëm rastësi. Fqinja jonë pati një lidhje dhe dukej e lumtur, por edhe ky e la, prandaj ajo u dha pas alkoolit. Një mbrëmje ajo e ftoi gruan time për ta kaluar mbrëmjen bashkë. Si duket, ajo duhet të ketë qenë e dehur, meqë menjëherë i tregoi se unë isha babai i fëmijës së saj.

Gruaja ime kishte mbetur e tronditur. Mezi mblodhi fuqinë që të kthehej në shtëpi dhe, më përzuri nga shtëpia. Iu tregoi të gjithëve rreth asaj që kisha bërë dhe tani ajo nuk dëshiron që të dëgjojë për mua. Për këtë shkak, tani po fle në veturë. Ajo më lejon që të futem në shtëpi vetëm 15 minuta në mëngjes, sa ta bëj një dush para se të shkoj në punë. Kam qenë me të vërtetë budalla. Si mund ta rikthej jetën time të lumtur?

DEIDRE thotë: Po, ke qenë budalla i madh dhe, mbi të gjitha, unë shqetësohem rreth djalit dyvjeçar, nëna e të cilit pi tepër dhe i cili nuk e di kë e ka baba. Ai me të vërtetë është duke e paguar çmimin e budallakisë tuaj.

Bëja me dije gruas se sa keq të vjen, por edhe sa i shqetësuar je për shëndetin dhe mirëqenien e djalit tënd. Bisedo me fqinjën rreth asaj se sa e dëmshme është konsumimi i alkoolit për mirëqenien e djalit tuaj. Çdokush duhet ta bëjë më të mirën për këtë djalë.

Sido që të jetë, duhet ta bësh testin e ADN-së për të parë se a është ai djali yt. Nëse po, atëherë të takon që të paguash për rritjen dhe edukimin e tij, gjë që ai e meriton në tërësi. Po ashtu, ai ka nevojë për përfshirjen emocionale nga ana juaj, në jetën e tij.

(Kosova Sot)