Rrëfimi tronditës: Bëra seks të çmendur me 26 vjeçaren, por tani ajo...

  • 13 January 2019 - 17:11
Rrëfimi tronditës: Bëra seks të çmendur me 26 vjeçaren, por tani ajo...

Një 27 vjeçar ka rrëfyer historinë e tij të seksit më një vajzë 26 vjeçare. Ai thotë se ajo është e fejuar dhe duke vazhduar planet për martesë, ku sipas tij ai dyshon se është vetëm duke e shfrytëzuar.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashur DEIDRE: Kam pasur seks të mrekullueshëm me një grua e cila është e fejuar. Por, meqë ajo është duke vazhduar me planet për martesë (me tjetrin), kam përshtypjen se është vetëm duke më shfrytëzuar.

Miqësia ime me të filloi gjashtë muaj më parë. Unë jam 27 e ajo 26 vjeçe. E dija se ishte e fejuar, por ky fakt vetëm sa ma bënte atë edhe më interesante. Nuk kisha pasur të dashur prej se, tri vjet më parë, isha ndarë nga e dashura.

Filluam që të këmbenim mesazhe dhe foto seksi. Në fund, e ftova që të vinte te unë, një mbrëmje, për të pirë diçka.

Në fillim u përmbajta, por më pas e putha dhe, sikur me atë rast u ndezën fishekzjarrët. Posa pashë se edhe ajo donte, i hyra punës. U përshtatëm në çdo aspekt, kështu që tani takohemi sa herë që na jepet rasti. Ndonjëherë shtiremi sikur jemi çift dhe dalim për darkë, apo shkojmë në kinema. Shkojmë diku ku ajo e di se i fejuari i saj nuk mund të na shohë. Me të vërtetë e dua shumë dhe mendoj se kemi potencialin që të shkojmë përpara. Disa herë edhe ajo më ka thënë se më do, dhe se dëshiron që të rrijë me mua, por nuk ndërmerr asgjë në këtë drejtim.

Përkundër asaj se thotë që nuk e do të fejuarin e saj, kur i them ta braktisë atë, arsyetohet duke thënë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë ai paska bërë shumë për të në të kaluarën dhe kjo nuk dëshiron ta lëndojë atë.

Sikur të isha unë në vendin e tij, do të doja që ajo të më linte. Mendoj se më shumë është duke e lënduar duke e mashtruar me mua. Më duket se kjo femër vetëm është duke më shfrytëzuar dhe, kushedi se me sa meshkuj të tjerë ka fjetur.

A duhet ta lë, apo të pres derisa ajo ta lë të fejuarin.

DEIDRE thotë: është e qartë që ty të pëlqen seksi me të, por nuk më duket se ajo të pëlqen ty, bile as nuk i beson asaj. Sikur ta kishe atë krejt për vete, sa do të zgjaste lidhja juaj? Nëse je i sigurt se dëshiron që lidhja jote me të të shkojë deri në fund, thuaji se ndihesh i shfrytëzuar dhe se ajo duhet të përcaktohet. Ose të të përkushtohet ty 100%, ose ti duhet të pushosh së takuari atë.

(Kosova Sot)