Meshkuj, mos e mbani telefonin në xhep – ja ç’po i bën spermës tuaj

  • 14 January 2019 - 10:29
Meshkuj, mos e mbani telefonin në xhep – ja ç’po i bën spermës tuaj

Ndoshta është koha për meshkujt të fillojnë të mbajnë smartfonët e tyre në çantat e shpinës, apo në ndonjë pjesë tjetër.

Kjo, ngase një studim nga shkolla mjekësore e Technicon në Haifa të Izraelit ka gjetur se mbajtja e telefonit në xhep jep një goditje serioze të spermës së një burri, duke e bërë atë më pak pjellor.

Ekspertët e fertilitetit ekzaminuan 100 meshkuj, të cilët ishin duke vizituar një klinikë fertile për një vit dhe gjetën se meshkujt që vendosnin telefonat në xhepat e pantallonave po “gatuanin spermën” dhe në mënyrë të konsiderueshme ulnin nivelet e saj.

Studiuesit mendojnë se kjo është duke u shkaktuar nga aktiviteti elektromagnetik që telefoni prodhon.

Studimi gjithashtu zbuloi se burrat që flinin me telefonin në shtratin e tyre, gjithashtu kishin rënie në nivelet e spermës në krahasim me burrat që nuk flinin me telefonat në afërsi të tyre.

Një studim i ngjashëm që shqyrton efektet që kanë smartfonët tek fertiliteti i femrave ende nuk është zhvilluar.

(Kosova Sot)