Roman dashurie:Si u dashurova në ty (115)

  • 14 January 2019 - 16:04
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (115)

Nell zgjohet me vështirësi nga shtrati dhe më bie në përqafim. E shtrëngoj lehtazi duke e afruar kah vetja. Ia fillojmë që të qajmë së bashku. E ngushëlloj në mënyrën e vetme që di: me heshtjen time, me duart e mia, me buzët e mia në lëkurë. Kjo nuk ka ndonjë emër të veçantë, e fjalët që i kisha i këndoja.

KAPITULLI I 15-TË

(Dy javë e gjysmë më vonë) Gjendemi aty ku kemi filluar, në dok, me një shishe të pijes 'Jameson' dhe me kitarën time. Ajo rri e ulur në skaj, me pantallonat e përvjeltë deri në gjunjë, e me shputat e këmbëve të futura në ujin e ngrohët. Unë jam duke performuar këngën "Don't Drink the Water" të Dave Matthews Band, e ajo vetëm më dëgjon, duke qëndruar ulur. Unë e fus njërën këmbë në ujë dhe i afrohem. Ajo fillon që ta ledhatojë pulpën e këmbës nën ujë. Qyshkur erdhëm këtu dy orë më parë, në mesnatë, nuk kishim biseduar kushedi sa shumë. Që të dy disi sikur përtonim të flisnim, gjë që për momentin më konvenonte. Ia kishin bërë një varg vizitash mjekësore, që të siguroheshin se ajo ishte e shëndoshë, kurse ia kishin caktuar edhe seancat e psikoterapisë dhe terapisë për tejkalimin e situatës së zisë. Gjatë kësaj kohe kisha qëndruar te prindërit, duke biseduar me babanë. Nuk i kam thënë kushedi se çka, por i kisha treguar në pika të shkurtra se nëpër çka isha duke kaluar. Ai as kësaj radhe nuk më kërkoi falje, gjë që ishte gjëja e duhur, meqë faljet shpesh dinë të jenë false. Të paktën, e ëndërroj ditën kur kjo r tëra do të hi mbaronte. Kjo pjesa e fundit ishte më e vështirë. Nell nuk është krejt OK, por është duke shkuar në atë drejtim. As vetë nuk jam mirë, por disi vazhdoj. Dhe, tani jemi të dehur dhe të vetëm në dok. Kënga "Don't Drink the Water" ia lëshon vendin asaj me titull "Blackbird" dhe nuk jam i sigurt a ta këndoj edhe këngën "Sarah", më saktësisht variantin e kësaj kënge të Paul McCartney-t, të kënduar nga Sarah McLachlan, por nuk ka rëndësi. Në fund edhe e këndoj atë dhe fjalët e saj kurrë nuk kanë qenë më domethënëse sesa tani. kjo nuk është kurrfarë mrekullie, pos një paralajmërim se do të jemi në rregull disi, një ditë. Ajo dëgjon se çka them pas këngës. Kthehet dhe më shikon, ku sytë i shkëlqejnë në ndriçimin e dokut. "Ti vetëm sa e prisje këtë moment…", ajo e këndon rreshtin e fundit me mua. "O Zot, sa më pëlqen kjo këngë. Si e dite?" Unë i rrudhi supet dhe e lë kitarën anash. "Nuk e dita. Vetëm e ndjeva, meqë kjo këngë për mua gjithmonë ka pasur një domethënie të madhe, e tani ka më shumë se kurrë". "E ne?" "E ne, çka?" Ajo më afrohet edhe më shumë, duke mu mbështetë me shpinë. "A jemi duke e pritur këtë moment?" Unë qeshem disi."Nuk jam i sigurt se për çka e ke fjalën, por do të përgjigjem me 'po'. Ende ka mbetur një barrë e madhe në jetën tonë, dhe kjo ngjarja e fundit ka qenë ferr i vërtetë". Ende nuk mundem as ta them atë që ka ndodhur. E kam tepër vështirë."Por, na duhet që të mësohemi të jemi të lirë. Na duhet, Nell. Nuk d.m.th. të jemi të lumtur gjatë tërë kohës, apo gjithmonë pa probleme. Është në rregull të ndihesh ndonjëherë keq. Këtë ta kam thënë edhe më parë. Por, tani jam duke u munduar që ta bind edhe veten, mirëpo të mos jesh mirë nuk d.m.th. të ndalosh së jetuari". Ajo e zgjat kokën prapa, duke i puqur buzët e saj me ato të miat. Buzët e saj kanë shije të pijes "Jameson" dhe të limonadës, me të cilën ajo e shoqëron këtë pije. Uiski dhe "Sprite"? E neveritshme! Por, asaj i pëlqen kjo, prandaj as unë nuk kam asgjë kundër. Ajo shijon si Nell dhe këtu nuk ka kurrfarë problemi. Nota e fundit mbetet në ajër... Papritmas dëgjoj një kollitje. Kthehem prapa dhe vetëdijesohem se ende gjendemi në spital. Jemi të rrethuar nga pacientë, mjekë, infermierë dhe vizitorë, që të gjithë të prekur nga skena jonë. Faqet i kam të njoma kurse sytë më ngjiten. Kisha lejuar veten t'i shfaqja të gjitha ndjenjat. (Vijon)

 

(Kosova Sot)