Arsyet pse jeta seksuale aktive ndikon për një shëndet të mirë

  • 15 January 2019 - 14:13
Arsyet pse jeta seksuale aktive ndikon për një shëndet të mirë

Më poshtë do të gjeni disa fakte në lidhje me të mirat që sjell një jetë seksuale e shëndetshme.

Lufton ftohjet dhe gripin:

Sipas një studimi në Universitetin e Wilkes, SHBA, njerëzit që bëjnë seks mbi dy herë në javë kanë prirje që të kenë një sasi më të madhe të antitrupit imunoglobulina A (IgA) krahasuar me ata që bëjnë seks më rrallë. Ç’do të thotë kjo? Ky antitrup IgA është mbrojtësi kryesor ndaj të ftohurës dhe gripit, prandaj seksi është i shëndetshëm në këtë këndvështrim.

Ul presionin e gjakut dhe redukton stresin:

Një tjetër efekt pozitiv i çlirimit të hormonit të oksitocinës gjatë orgazmës është reduktimi i stresit. Sipas studimeve të ndryshme oksitocina kundërvepron ndaj efekteve të hormonit të stresit (kortizolit).

Përmirëson kontrollin e fshikëzës së urinës:

Gjatë seksit vihen në lëvizje “muskujt e Kegelit” në pjesën e legenit, të cilët janë gjithashtu muskujt që mbajnë nën kontroll fshikëzën e urinës. Pra një jetë seksuale aktive, parandalon shfaqjen e problemeve me fshikëzën e urinës dhe me kontrollin e urinimit.

Redukton riskun e semundjeve të zemrës:

Rezultatet e studimeve të shumta kanë treguar që një jetë seksuale aktive është e lidhur ngushtë me jetëgjatësinë. Më saktë, seksi ul rrezikun për atak kardiak apo sëmundje të tjera të zemrës.

(Kosova Sot)