Burri rrëfen historinë trishtuese: Dua të shkurorëzohem nga gruaja ime, pasi ajo...

  • 15 January 2019 - 15:55
Burri rrëfen historinë trishtuese: Dua të shkurorëzohem nga gruaja ime, pasi ajo...

Një burrë, ka treguar historinë e tij për dailystar, se si po dëshiron që të shkurorëzohet nga gruaja e tij, të cilën e quan mosmirënjohëse.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përthyer historinë e plotë:

Ajo as që e merr mundin dhe të fsheh mospërfilljen  e saj.  Nuk ka lidhje nëse jemi me shoqërinë apo jemi krejt vet në shtëpi, ajo nuk ngurron të më thotë se jam një tepricë e panevojshme e hapësirës. Ajo madje insiston se edhe macet tona nuk më pëlqejnë sepse më shohin se çfarë idioti jam. Jam i pari që e pranoj se nuk jam i përsosur, por po provoj të jam i mirë. Mund të mos jem i suksesshëm sikurse Richard Branson ose Elon Musk,  por me qëllim nuk largohem nga drejtimi im.  Viti i Ri në veçanti ishte i vështirë. Shkuam bashkë me familjen e saj në një shtëpi të marrë me qira, ajo më ngacmonte gjithmonë, sa që i ati  saj i tha "mbylle dhe dil e shëtit pak ". tani jam i bindur se dua shkurorëzim. E di se ajo nuk do të pajtohet sepse kjo është ideja ime. Do të thotë se nuk lejon të nxirrem aq lehtë prej saj. Por si të vazhdoj të qëndroj në një ambient ku nuk jam i dashur? Jam tentuar përmes dhuratave, shampanjë apo një udhëtim romantik, përpjekjet e mija m’i ka përplasë për fytyre. Ndihem si i burgosur në shtëpinë time. Ironia është se kam shumë miq dhe respekt në punë – njerëzi që vërtetë më duan.  Edhe ajo është popullore me një rreth të gjerë miqsh, që e duan.

JANE i thotë:

Gruaja duket të jetë grua aspak e lumtur. Nëse nuk të dashuron apo nuk të respekton më, atëherë përse mos t’ju lirojë? Tento t’ia shpjegosh se jeni rraskapitur dhe se ke bërë mjaftueshëm dhe se mjaft ju ka përplasur. Ju jeni qenie njerëzore me ndjenja dhe nevoja, fyerjet dhe mosmirënjohjet nuk po të hiqen nga kurrizi.  Nuk je i bërë nga guri.  Tregoji se po të lëndon sa herë që ju fyen. Si do të ndihej nëse gjërat ndryshojnë dhe ju do të ishit të ashpër me të? Ajo duhet ta kuptojë se jeni "aq afër" për të plotësuar dokumentet e shkurorëzimit, pa marrë parasysh nëse ajo e aprovon apo jo. Nëse ajo është e përkushtuar për të shpëtuar martesën, atëherë duhet të ketë ndryshime rrënjësore. Ndoshta ajo mundet të vuajë nga një formë e depresionit që kërkon vëmendje mjekësore. A mund ta dërgoni për një kontroll mjekësor?  Por, nuk mund t’i lejoni vetes t’ju hedh kështu. Nëse gruaja juaj nuk ju duron dot, atëherë duhet të bëni plane për të ecur tutje. Janari është muaji kur shumë njerëz marrëdhënien e tyre e shohin me sy të freskët. Nuk je i vetmi.

(Kosova Sot)