Letra që ju tërheq më së shumti zbulon të ardhmen tuaj në dashuri

  • 15 January 2019 - 17:24
Letra që ju tërheq më së shumti zbulon të ardhmen tuaj në dashuri

Pa marrë parasysh a jeni dikush që besoni në psikologji, horoskop apo edhe parashikimet e Nostradamusit, ky test argëtues është mënyrë e shkëlqyeshme për të zbuluar detaje rreth jetës tuaj në dashuri. Vetëm shikoni një nga katër letrat, cila ju tërheq më shumë dhe shikoni përgjigjen.

SHTATËSHJA KUPË

Image

 

Kur kjo letër të shfaqet për lexim, duhet të jeni të gatshëm për mbrojt je. Duhet të keni kujdes, sepse mund të prisni që telashet të shfaqen në rrugën tuaj. Nëse telashet janë nga e kaluara, duhet të mendoni kthjelltë dhe të qëndroni fort me këmbë në tokë, edhe nëse jeni të lodhur të këputur. Letra Shtatëshe kupë flet për këmbënguljen, përsëritjen dhe mos pranimin e fjalës "jo" për përgjigje. Duhet të vazhdoni, përkundër lodhjes, plogështisë, forcës dhe fuqisë. Nëse jeni në lidhje, provoni të analizoni atë që ka shkuar për keq dhe shikoni se në cilën hapësirë nevojitet ndryshimi. Tash është koha të jeni krejt emocional. Nëse jeni në lidhje, kjo letër mund t'ju paralajmërojë për kujdes të shtuar, sepse mund të lëndoheni. Domethënia e dytë dëshmon në partnerin mbrojtës dhe se ndiheni të frenuar. I thoni se keni më shumë nevojë për hapësirë për të marrë frymë lirisht. 

DY PENTAGRAME

Image

 

Dy pentagram me gjasë shfaqen kur joshja vjen në jetën tuaj. Fotografia tregon letrën që është e qetë dhe përkrah rezultatin e vetëm ose njërin nga dy opsionet. Ndoshta do të ndiheni sikurse që keni shumë mundësi për hulumtim, por ky nuk është rasti. Dy pentagrame dëshmojnë në këtë mungesë në planin tuaj dhe këtu ndihmon në zgjedhjen e prioritetit. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, dy pentagrame tregojnë në telashe. Nëse tashmë jeni në lidhje, kjo do të thotë se ju presin vështirësi. Në këtë moment është me rëndësi të vlerësoni marrëdhënien tuaj. A jeni krejt të sinqertë ndaj partnerit tuaj për qëllimet e veta. Nëse kërkoni dashuri, kjo do të thotë që kërkimi juaj romantike ndoshta nuk është ashtu siç ju duket. Nëse jeni të sigurt në dikë, mos kërceni në marrëdhënie me atë person. Kjo letër shpesh shfaqet kur partneri potencial nuk është i sinqertë për të qenë i disponueshëm emocionalisht.  

KULLA

Image

 

Kulla flet për aftësinë tuaj për diplomaci dhe konstruktivitet. Po ashtu flet edhe për rritjen tuaj personale. Kjo është një letër shumë e fuqishme dhe në përgjithësi është shenjë e mirë. Nëse tashmë jeni në lidhje, Kulla flet se lidhja juaj është stabile dhe që të dy keni hapësirë për rritje. Për ata që kërkojnë dashurinë, kjo është shenjë e mirë që flet se dashuria është pikërisht është pas qoshes. Pikërisht tani është koha më e mirë që t'i besoni vetëbesimit tuaj që të shkëlqejë dhe të takoheni me personin e ëndrrave.

AS I SHPATAVE

Image

 

As i shpatave është letër që mbështetet në arritjen e përparimit në jetën tuaj. Nuk premton rezultate të menjëhershme, por flet për funde të lumtura për të cilat jeni të dedikuar për qëllimin tuaj. Kur bëhet fjalë për lidhjen në dashuri, kjo letër flet se jeni në pozitë të mirë dhe se keni mundësi të praroni me partnerin tuaj. Ka mundësi të jeni në cep të një risie apo zbulimit të diçka të re për partnerit. Jini të hapur dhe të sinqertë për pritjet tuaja në lidhje dhe mos keni frikë të flisni për brengat për të ardhmen, të cilat ju mundojnë. Tash është koha më e mirë që kuptoni a jeni ju dhe partneri juaj në të njëjtën anë apo ndoshta bëni gjëra të kundërta në jetë.

 

(Kosova Sot)