Historia e tradhtisë së rëndë: E dashura ime ka shumë para, dyshoj se...

  • 16 January 2019 - 15:29
Historia e tradhtisë së rëndë: E dashura ime ka shumë para, dyshoj se...

Një burrë ka rrëfyer historinë e të dashurës së tij për dailystar. Ai është shprehur i brengosur, pasi siç thotë ai e dashura e tij po ka shumë para.

Gazeta “Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

Jane: Jam i brengosur kur po i merr gjithë këto të holla e dashura ime

Ajo nuk ka një punë me orar të plotë, e as nuk ka para të kursyera. Sa herë që e takoj ka rroba të reja, bizhuteri dhe gjëra në banesë. Për momentin ka një orë të shtrenjtë për të cilin thotë se ia dhuroi tezja, por unë nuk i besoj. Ajo e pranon se është modele dhe punë promovuese. Por nuk e kuptoj se si dorëzimi i mostrave të parfumeve të lira mund t’ia paguajnë gjithë këto fatura. Unë mendoj se i është kthyer punës së saj të seksit ‘online’ – diçka që me të madhe e kishte bërë si studente. Ajo betohet se nuk e bën, e gjëja që më shkon në mendje është se e ka gjetur një të dashur në moshë, të pasur.

Gjatë adoleshencës dhe kur ishte në të njëzetat kishte shumë njerëz të pasur rreth vetes. Ajo e pranon se ka fjetur me ta dhe, sa më shumë truqe që ka përdorur aq më shumë është paguar. Kam menduar se kemi një lidhje dhe se kam vlerë për të.  Është vajzë e këndshme, por është komplet një mister për mua.  Ajo i shmang pyetjet e drejtpërdrejta kështu që kurrë nuk mund ta zbuloj se me çfarë merret. Unë nuk e paragjykoj në lidhje me të kaluarën e saj, por dua të di për të tashmen dhe të ardhmen. Ajo betohet se më dashuron dhe se seksi jonë është i zjarrtë por jam i sigurt se për të ka edhe një anë tjetër.  E fundit është kur më tha se po shkon për skijim për krejt muajin me "miqtë e vjetër".  Por ajo nuk është tip sportiv dhe e urren të ftohtin.  

JANE i thotë:

Nëse e dashura jote po e kënaq dikë tjetër, ajo duhet ta qartësojë këtë. Uluni bashkë dhe pyeteni që ët jetë në të njëjtin nivel me ty. Shpjegoja asaj përse ke kaq shumë dyshime dhe pyetje për të, që po sillen nëpër mendjen tënde. Kush shkon për skijim për një muaj kur nuk e pëlqen të ftohtin? I thuaj se e dashuron, i thuaj ku qëndroni sepse janë disa gjëra që nuk po përshtaten. Për herë të fundit, cila është natyra e punës së saj?  Si funksionon dhe se a ka diçka tjetër që ti duhet të dish? Po ashtu, është vitale t’ju besoni instinkteve tuaja. Nëse lidhja juaj nuk të bën të ndihesh qind për qind rehat, atëherë vazhdoni të kërkoni. Pyetni rrotull, hulumtoni.   Ndoshta duhet të vendosësh nëse mund ta durosh ta takosh një femër me jetë të dyfishtë. E vërteta dhe sinqeriteti duhet të jenë faktor që kjo lidhje të mbijetojë e ti nuk mund të jesh me dikë që bën lajka pa asnjë shpjegim. Duhet të merrni në konsideratë shëndetin tuaj mendor dhe seksual. A përdor ajo prezervativë? Kontrolloni veten.

(Kosova Sot)