Bëra seks të çmendur me dashnoren, por tash me gruan...

  • 19 January 2019 - 23:12
 Bëra seks të çmendur me dashnoren, por tash me gruan...

33 vjeçari ka rrëfyer historinë e saj për “The Sun”, se si kishte bërë seks të mrekullishëm me një grua për 6 muaj me radhë, por se tani nuk e di se çfarë të bëjë me gruan e tij.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Kam pasur seks të mrekullueshëm me një grua, e cila për gjashtë muaj ishte dashnorja ime në internet, por tani nuk di çka të bëj me gruan.

Kam 33 vjet dhe ka 5 vjet që jam i martuar. Gruaja ime ka 30. Që të dy punojmë shumë dhe të tjerët na konsiderojnë çift ideal. Fëmijë nuk kemi. Gjashtë muaj më parë u njoftova në internet me një grua e cila jeton në skajin tjetër të vendit. Ajo ka 32 vjet, ka një fëmijë dhe është shtatzënë në fëmijën e dytë. Shtatzënësia ishte e padëshirueshme, meqë martesa e saj ka vdekur. Ajo planifikon që ta braktisë burrin, sapo të lindë fëmija. Jemi duke ‘bërë’ seks të mrekullueshëm, në kamerë dhe, së fundmi, arrita të gjeja një arsyetim të mrekullueshëm që të shkoja gjoja në një udhëtim pune, e në fakt shkova për t’u takuar me atë gruan. Për herë të parë bëmë seks real dhe, çdo gjë ishte e mrekullueshme. Ajo me gjithë dëshirë bën gjithçka që i kërkoj, për dallim nga gruaja ime, e cila bën hundë e buzë bashkë, sa herë që i propozoj diçka të re në shtrat.

Edhe shoqëria me të ishte e mrekullueshëm, meqë personaliteti i saj është tepër argëtues. Që të dy e dimë se jemi dashuruar dhe planifikojmë që sërish të takohemi. Ajo është e gatshme që të zhvendoset me fëmijën, që të jetojë afër meje. Problemi qëndron te fakti që do të më duhet ta lëndoj gruan time, e cila me gjasë do të kthehet që të jetojë me prindërit e saj.

Kjo do të jetë poshtëruese për të, por ajo meriton më shumë sesa një burrë i cili nuk e do.

Jeta jonë seksuale është bërë e mërzitshme. Kohët e fundit as që mund ta prekë gruan, meqë më duket se po e mashtroj dashnoren. Edhe pse nuk do të bashkohemi me dashnoren deri në verë, mendoj se nuk duhet të pres deri atëherë për t’u ndarë nga gruaja. Duhet t’i tregoj më herët.

DEIDRE: Edhe vet po thua se, së pari, duhet ta rregullosh çështjen e martesës, edhe pse nuk mund të thuash thjesht, do të jem i drejtë me gruan. Do të ishe i drejtë po t’i tregoje se je dashuruar në dikë tjetër, pa bërë seks me dashnoren. Para se ta mashtroje gruan. Ka shumë gjasë që as ajo të mos jetë e lumtur në martesë. Athua, çka mendon ajo se je duke bërë ti, derisa kalon tërë ato orë në kamerën e internetit?

Por, a je i sigurt se nuk dëshiron ta shpëtosh këtë martesë?

Dashnorja jote mund të vendosë që të mbetet me babanë e fëmijëve të saj, pasi që t’i bëjë të gjitha hesapet e veta. A do të jetë seksi me të po aq mahnitës, edhe kur do të të duhet që, çdo ditë, të ballafaqohesh me fëmijët e dikujt tjetër.

(Kosova Sot)