Përkëdheljet që “çmendin” burrin në intimitet dhe ndoshta nuk i njihni

  • 20 January 2019 - 15:08
Përkëdheljet që “çmendin” burrin në intimitet dhe ndoshta nuk i njihni

Intimiteti është një nga momentet më të mirëpritura në çift. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që ju të praktikoni metoda të ndryshme për të pasur një jetë intime më frytdhënëse. Sot do të paraqesim përkëdheljet që i “çmendin” meshkujt, por pak gra e dinë. Ka shumë pjesë të trupit që janë nënvlerësuar. Vendosini ato në praktikë që sot!

Veshët/ Meshkujt e pëlqejnë nëse i prek veshët, me majat e gishtave. Kjo pjesë është një nga pjesët më të ndjeshme të trupit dhe ju kurrë nuk duhet të ndaloni së marri ato në konsideratë. Ju gjithashtu mund t’i jepni puthje të vogla me majë të gjuhës në atë zonë.

Shpina/ Ata “çmenden” kur një grua i vë majat e gishtave të saj në këtë pjesë të trupit të tyre.Ose mund ta përkëdhelni butë, duke përdorur thonjtë e gishtave…madje edhe gjuhën.

Muskujt e gjoksit/ Burrat hipnotizohen nga fakti që një grua prek këtë pjesë të trupit të tyre: ajo rrit egon e tyre dhe i bën ata të ndihen të dëshiruar. Ju mund të filloni me puthje të vogla që mund të rrisin intensitetin e tyre ndërsa prekni zona të tjera të trupit tuaj me duart tuaja.

Qafa/ Puthjet dhe përkëdheljet në këtë zonë janë shumë emocionuese për burrat. Duke luajtur me duart që e përkëdhelin pas qafës ndërsa e puthni, është një burim që nuk do të dështojë që ta nxisë atë.

Thithkat e gjoksit/ Po, edhe nëse nuk e besoni, ata kanë një ndjeshmëri të madhe në këtë pjesë të trupit të tyre, ashtu si gratë. Kështu që ju mund t’i stimuloni ato me duart, gjuhën tuaj ose gjëra të tjera.

Mjekra/ Kjo i “çmendur” meshkujt! Kur një grua puth mjekrën e tij dhe pastaj buzën e tij të poshtme, lëkura e tij ngjethët e tëra. Epshi i tij dhe dëshira për të shkuar më tej, do të rriten menjëherë.

(Kosova Sot)