Rrëfehet 23 vjeçari: Bëj seks të çmendur me vajzën me të cilën u rrita, por babai im dhe nëna e saj...

  • 22 January 2019 - 13:33
Rrëfehet 23 vjeçari: Bëj seks të çmendur me vajzën me të cilën u rrita, por babai im dhe nëna e saj...

23 vjeçari ka rrëfyer historinë e tij me 19 vjeçaren, me të cilën thotë se njihet që nga fëmijëria.

“Kosova Sot”, ua sjellë të pathyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Jam në një lidhje pasioni me një vajzë, të cilën e njohin tërë familja ime, por më duhet ta mbajë lidhjen sekret, meqë edhe babai im kishte dikur lidhje me nënën e saj.

E njohim njëri-tjetrin që nga fëmijëria, meqë prindërit e saj ishin miq me prindërit e mi.

Unë kam 23 vjet dhe jam më i madhi nga tre fëmijë gjithsej, derisa ajo ka 19 vjet dhe është fëmija më i vogël. Ka katër vëllezër më të mëdhenj. I ati i saj vdiq pesë vjet më parë, ku nëna e saj më pas u zhvendos në qytetin e saj të lindjes, që të ishte më afër familjes së saj. Ishte vështirë ta thoshim lamtumirën, meqë ishim rritur bashkë. Më pas kaluan vite pa  parë e pa u dëgjuar, por nga ajo që shihja në rrjetet sociale, ajo ishte bërë goxha një femër. Tre muaj më parë, rashë në kontakt me të dhe me familjen e saj. U morëm vesh që unë të shkoja t’i vizitoja. Nëna dhe vëllezërit e saj u gëzuan kur më panë, por mua më luajti tepja e kresë kur e pashë atë. Jo vetëm që ishte bërë një femër tepër e bukur, por ishte e tëra e kapluar nga një dëshirë e madhe për ta shijuar jetën. Nuk mund t’ia ndaja sytë. Më përqafoi dhe më tha se ishte e lumtur që shiheshim përsëri.

Më tha se nuk ishte në lidhje, prandaj filluam që të flirtonim si të marrë. U bë mbrëmja dhe të gjithë ranë në gjumë. I thash se nuk mund të besoja se sa e bukur ishte, derisa ajo më tha se unë isha bërë tepër ‘hot’. Filluam që të putheshim dhe, bëmë seksin më të mrekullueshëm në jetën time. Isha tepër i lumtur. Që nga ajo ditë jemi duke u takuar rregullisht dhe duke bërë seks të hatashëm. Kemi diskutuar mundësinë që t’iu tregojmë familjarëve, por kemi frikë nga reagimi i tyre. Krejt kjo për shkak se im at dikur kishte një aferë me nënën e saj, gjë që kishte shkaktuar shqetësim të madh asokohe. Nuk dua ta humb atë, por si t’i tregoj familjes?

DEIDRE: Nuk ka asgjë të keqe në këtë lidhje. Që të dy jeni të moshës së rritur dhe nuk keni lidhje të dashurisë me dikë tjetër. As e kaluara midis familjeve tuaja nuk duhet të bëhet pengesë. Afera midis dy njerëzve të martuar dallon shumë nga lidhja e dy të rinjve, që vendosin të jetojnë bashkë. Megjithatë, mund të ketë farë rezistence nga ana e familjeve tuaja, prandaj mendoni mirë a ia vlen kjo lidhje me të vërtetë, që të ballafaqoheni me një situatë të tillë. Mos u ngutni, analizoni gjërat edhe disa javë. Nëse edhe pas kësaj kohe ndjeheni të dashuruar, atëherë tregojuni familjeve tuaja.

(Kosova Sot)