Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (29)

  • 18 February 2019 - 15:28
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (29)

Një nënë e tre fëmijëve mbeti e tronditur kur humbja e saj e madhe në peshë doli të ishte pasojë e kancerit të Ai bëri disa hapa prapa me një buzëqeshjeje të gjerë në fytyrë. "Ashlyn", këtë këngë e këndoi. "Vetëm kur e kam menduar se nuk mund të jesh më mahnitëse se kaq, e nxjerr një emër të tillë". Rrëshqitazi i kam futur duart në xhep dhe ia kam ngulur sytë qiellit lart. Gjithçka më dukej kaq e thjeshtë. Kafeneja me muzikë që ma ka prekur shpirtin tim. Djaloshi që e dinte se si ishte ta humbte një pjesë të kënaqësisë së tij. Një dritë e lehtë që ka freskuar gjithë qenien time. "Nëse kishte Zot, që nuk kam kurrfarë dyshime se e di që ka, a mendoni se kjo ishte disi mënyra e tij për të më kërkuar falje, për faktin se m'i kishte marrë disa nga më të dashurit e mi"? Ai lëshoi një frymë ndërsa që fshiu duart dhe gojën e tij. "Nuk e di. Por, mendoj se kjo është një fillim i mirë". Përsëri ishim të heshtur. Kurrë nuk e kam vërejtur se heshtja mund të ndihej kaq shumë në shtëpinë tonë. Ai nuk po mund të ndalonte së buzëqeshuri, e as unë nuk po mund të ndaloja. Ai e theu qetësinë dhe bëri një hap prapa. "Epo, kjo natë me të vërtetë ishte një natë shumë e çmendur dhe shumë e çuditshme". "Po pra, natyrisht. Është vetëm se…"Fjalët e mia disi u venitën dhe ai po më shikonte me ata sytë e tij të ngushtuar, duke më pritur që unë të përfundoja fjalinë q e kisha filluar. "Nuk jam gati që të shkoj ende. Sepse e di se kur të kam shkuar një herë, e gjithë kjo do të përfundojë. E gjithë magjia e kësaj nate që ma ka kthjellur mendjen për disa orë do të zhduket ndërsa që unë do të jam i pikëlluar sërish".

"A po kërkon nga unë që këtë magji ta zgjatim edhe pak" më pyeti ai. Unë u struka me sytë e shpresës, duke u lutur që ai të mos mendojë diçka të keqe për mua. Ai ma ngriti dorën me dorën e tij dhe më tërhoqi rreth vetes. "Le të ecim pak" më propozoi. Ne hap pas hapi po ecnim vërdallë. Unë nuk e di pse, por se filluam të shkëmbejmë tregime rreth jetëve të njëri tjetrit. Më pas, Daniel-i më tregoi për babanë e tij, se si nuk kishin qenë të afërt që nga momenti kur i kishte vdekur e ëma. Më pas ata ishin ofruar dhe se i vinte keq për të gjitha vitet e kaluara që kishin qenë larg. Ai bëri një pauzë në rrugën "HumboldtStreet" dhe "James Avenue" dhe mori një frymëmarrje të thellë. Duke shikuar natën, ai vendosi duart prapa kokës dhe mbylli sytë. Nuk e thashë asnjë fjalë të vetme, sepse mënyra e qëndrimit të tij nuk kishte nevojë për ndonjë koment. Mësova se ai kishte një vëlla, por më pas pyeta për të, ndërsa që trupi i tij u tensionua. "Ne nuk flasim". Fjalët që dolën prej tij ishin të ftohta, ndërsa që nuk e pyeta më për të. Më vonë i kam folur për listën e mbetur të Gabby-t, e ai më kërkoi ta lexoja. E nxora një pjesë me letër dhe ia dhashë. E mbante me kaq kujdes, duke e shfletuar ngadalë. Po shikoja sytë e tij derisa po udhëtonin nga e majta në të djathtë, derisa po shkonte poshtë listës. (vijon)

 

(Kosova Sot)