Rrëfehet 30 vjeçarja: Kur u martova isha e virgjër, por tash me burrin...

  • 18 February 2019 - 15:47
Rrëfehet 30 vjeçarja: Kur u martova isha e virgjër, por tash me burrin...

Një 30 vjeçare ka treguar historinë për “The Sun”, se si i ka humbur dëshira për seks me burrin e saj.

“Kosova Sot” ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Kam 29 vjet dhe kam tre djem të mrekullueshëm. Jam me burrin që nga mosha 16 vjeçare.

Ka tetë vjet që jemi martuar dhe problemi më i madh është se nuk dua të bëj më seks. Burri im ka 30 vjet. Të dy ishim të virgjër kur u lidhëm. Dëshira për seks mu ka larguar tash e tri vjet, menjëherë pas lindjes së fëmijës më të vogël, por burri im insiston vazhdimisht për seks. E kanë këshilluar që ta gjejë një femër, për t’u shfryrë me të, por unë i kam thënë se nuk ia lejoj një gjë të tillë. E vetmja gjë që dua është që të më kthehet libidoja.

DEIDRE thotë: Duket se mund të ketë edhe probleme të tjera në këtë mes. Me tre djem të vegjël, me gjasë në fund të ditës je e lodhur, e këputtë. A të ndihmon burri në punët e shtëpisëë Nëse ndihesh e lodhur dhe e inatosur, atëherë nuk është çudi që nuk ke dëshirë për seks dhe sugjerimi që ia kanë bërë nuk do t’ju kryejë punë. Mund të kërkoni në internet këshillat e mia për raste të këtilla.

(Kosova Sot)