33 vjeçari: Bëra seks të hatashëm me ish të dashurën, por tani me gruan time...

  • 18 February 2019 - 17:21
33 vjeçari: Bëra seks të hatashëm me ish të dashurën, por tani me gruan time...

“Lash miqtë e vjetër dhe shkova me ish të dashurën time. Ajo është 32 vjeçe dhe është e shkurorëzuar. Shkuam në një hotel dhe patëm seks të hatashëm. Më ka kërkuar të kthehem përsëri në vendlindje dhe të jem me të”, kështu e nis historinë e tij një 33 vjeçar, histori të cilën “Kosova Sot” ua sjellë të përkthyer:

E dashura DEIDRE: Kam takuar një të dashur të dikurshme kur kam vizituar vendlindjen.  Rikthimi në vendlindje ishte aq argëtues sa që kam bërë seks me ish të dashurën. Jam 33 vjeç dhe tani jetoj në Londër.  Kam qenë i martuar për tri vite por nuk ka funksionuar. Gruaja ime është 26 vjeçe. Është e bukur por e kuptova se kam gabuar që jam martuar. Nga jashtë dukemi të lumtur, por nga brenda nuk jemi. E kam dërguar edhe në vendlindjen time në Irlandë, jemi kënaqur. Kur unë shkova në një kafiteri, kam takuar ish të dashurën time që para dhjetë vitesh. Lash miqtë e vjetër dhe shkova me ish të dashurën time. Ajo është 32 vjeçe dhe është e shkurorëzuar. Shkuam në një hotel dhe patëm seks të hatashëm. Më ka kërkuar të kthehem përsëri në vendlindje dhe të jem me të.  Tash jam kthyer në Londër me gruan time. Marrëdhënia ime me gruan sa vjen e përkeqësohet. Çfarë t’i them gruas time dhe si t’i përfundoj gjërat me të?

DEIDRE thotë: E di se çfarë duhet të bësh, por se je i tmerruar, ndoshta ke frikë që të jesh djali i keq dhe nuk dëshiron të shkaktosh skena. Pyete veten, si do të ndiheshe nëse gruaja do ta bënte hapin  e parë dhe do t’i jepte fund me ty? Sa më gjatë të qëndrosh në këtë martesë më të vështirë do ta kesh për tu larguar. Mos u kthe prapa në kohë dhe jetë për t’i përsëritur gabimet e vjetra për hir të nostalgjisë së vjetër. Shpejt do ta kuptosh se askush në jetë nuk është i përsosur. Duhet të punosh shumë për gjërat që i dëshiron e jo të shikosh prapa.

(Kosova Sot)