Ngjarje e vërtetë: Isha pjesëtare e një kulti sekret (4)

  • 19 February 2019 - 15:36
Ngjarje e vërtetë: Isha pjesëtare e një kulti sekret (4)

Kur erdha për mësime, e kam fshehur hutinë që e kam ndier, pasi që kishte shumë fytyra të panjohura rreth meje, por e vërejta se edhe të tjerët ishin të hutuar sikurse unë. Dhe po, ai nuk më kishte gënjyer, me të vërtetë që të gjithë ishin njerëz të rinj, studentë, të bukur, si unë si ai. E mësimet kishin të bënin me edukimin familjar në karakterin e fëmijës e të gjithë aty në atë sallë e kemi gjetur veten aty. Në fund të orës që e kishin mbajtur një çift martesor, të gjithë ishim më të relaksuar dhe më komunikues. Na kanë shërbyer me çaj dhe keksë dhe jemi shoqëruar deri natën vonë. Në zarf kemi lënë të dhënat tona në mënyrë që të informohemi rreth mësimeve të ardhshme. Që atyre kam ditur se nuk do të mungojë në asnjërën prej tyre. Gjithnjë e më shumë po shoqërohesha me Artanin dhe me miqtë e tij, të cilët kishin emra të ndryshëm. E kam kuptuar se të gjithë anëtarët e grupit unë do t'i quaja Shoqëri. Më kanë pyetur nëse edhe unë dua emër të ri ndërsa që me kureshtje dëshironin ta di se çfarë emri do të kisha. Një të diel në mëngjes kemi diskutuar rreth kësaj dhe ata kanë propozuar emra të ndryshëm, madje disa edhe me shaka, por pas një diskutimit të gjatë, me kafe dhe me shaka e buzëqeshje, kemi vendosur të gjithë së bashku që emri im të ishte Korina ose Kora.

- Le të vendosin më të moshuarit - erdhën në përfundim pjesëtarët e Shoqërisë. E të Moshuarit ishin çifti i martuar që na jepte mësime, ata edhe ishin themeluesit e Shoqërisë dhe anëtarët e parë të tyre. Të dielën pasdite ishim në piknik, e më pas shkuam në sallë për mësime dhe më pas takuam çiftin bashkëshortor, që ne i quanim të Moshuarit, ose Pleqtë. Bashkëshortja më kishte pëlqyer që në fillim, ishte e qetë, por se bashkëshorti i saj nuk më ishte edhe aq simpatik, kisha një ndjenjë se kishte diçka djallëzore te ai. Megjithëse telashe kishte vetëm me vetullat e ti të zeza dhe të trasha, përndryshe ishte korrekt dhe i këndshëm. - A dëshiron t'i bashkohesh Shoqërisë - më pyeti kur të gjithë ishim grumbulluar rreth tij dhe bashkëshortes së tij. Në atë moment isha e lumtur. Përfundimisht kisha miq, përfundimisht isha e pranuar diku ku e kam gjetur veten time, një pjesë të vetes sime që nuk e kisha pasur që nga fëmijëria. Dhe kam pranuar, duke ditur rreth dobive të mira që do të kisha nëse pranohesha brenda. E në fund më dhanë dhe emër, emrin e mora Korina. Ajo jetë në Shoqëri ishte e qetë dhe i rregulluar. Jam bartur te ata, në shtëpinë e përbashkët në të cilën kishte shumë dhoma. Për të gjitha vendimet e mija mund të fliste me secilin prej tyre, e shpesh flisnim edhe për Pleqtë, sepse ata ishin shumë me përvojë dhe me vite po më dukeshin të afërt sa prindërit. Kështu që të gjithë njëzëri kishin përkrahur vendimin tim që të kthehem në shkollë, e për të parën herë kam zgjedhur matematikën në vend të fizikës. gjatë asaj kohe isha në lidhje. Me rastin e festive të gjithë së bashku kemi organizuar udhëtime shumëditëshe, nganjëherë shkonim në det, e nganjëherë nëpër male dhe piknik, e shpeshherë shkonim edhe jashtë kufijve të vendit tonë. Sidomos atëherë dinim të kënaqeshim, sepse gjithçka kishte kuptim më ndryshe se që ishim mësuar më parë. (vijon) 

 

(Kosova Sot)