A është ide e mirë apo e keqe t'i ktheheni përsëri ish-it?

  • 19 February 2019 - 16:05
A është ide e mirë apo e keqe t'i ktheheni përsëri ish-it?

PËRGJIGJUNI NË KËTO PYETJE

Disa lidhje përfundojnë dhe njerëzit vazhdojnë tutje, por nganjëherë ka situata kur dy njerëz e kuptojnë se përfundimi i lidhjes nuk ishte më e mira për ta. Pastaj shfaqet pyetja: a duhet t'i kthehen ish-dashurisë ose të ecin tutje? Ja disa gjëra t'i merrni parasysh para se të merrni vendimin.

ARSYEJA PSE LIDHJA KA PËRFUNDUAR

Shikoni prapa dhe mendojeni arsyen që ka shkaktuar fundin e lidhjes tuaj. A ishte një grindje e thjeshtë apo një problem më i thellë? A ishte një grindje që të dy reaguar jashtë ndjenjave të zemërimit e që dhënia njëri tjetrit edhe një mundësi nuk do të ishte ide e keqe. Por nëse kishte problem më të madh, atëherë duhet ta zbuloni nëse problemi është zhdukur apo nëse ende qëndron aty. Nëse problemi ende qëndron aty, nuk ka arsye që t'i ktheheni lidhjes së vjetër.

KOMUNIKIMI

Komunikimi midis dy anëve të çiftit është një faktor i rrezikshëm për secilën lidhje. Mendoni se sa i mirë ishte dikur komunikimi juaj. Nëse po planifikoni t'i jepni një rast të dytë lidhjes tuaj, duhet të siguroheni që komunikimi juaj është më i mirë sesa që ishte më parë.

BESIMI

Nëse lidhja ka përfunduar për faktin se besimi i njërit ishte shpartalluar, atëherë kjo nuk është diçka që mund t'i ktheheni me lehtësi. Besimi vështirë të rindërtohet. Sigurohuni që të dy t'i besoni njëri-tjetrit dhe nuk do të ketë konflikt.

PLAGËT E VJETRA

Një ndarje lë plagë e kjo merr kohë për shërim, e disa të tjera nuk shërohen kurrë. Nëse futeni në një lidhje ku plagët e vjetra d të dalin në sipërfaqe, kjo nuk është ide e mirë sepse debatet e njëjta do të shfaqen përsëri, e përsëri.

SIGUROHUNI SE KENI TË NJËJTAT NDJENJA PËR TË

Ka mundësi që lidhja juaj të ketë përfunduar, sepse nuk kishit më dashuri për njëritjetrin. Nëse ishit së bashku për kohë të gjatë, ndoshta do të fillojë t'ju mungojë edhe nëse nuk keni dashuri më për të. Sigurohuni t'i zbuloni ndjenjat tua para se t'i ktheheni atij përsëri.

 

(Kosova Sot)