Shokon 18 vjeçarja: Bëj seks me kushëririn tim, por u trondita kur zbulova se...

  • 19 February 2019 - 16:47
Shokon 18 vjeçarja: Bëj seks me kushëririn tim, por u trondita kur zbulova se...

“Jam duke bërë seks me kushëririn tim dhe, sapo kam zbuluar se kam mbetur shtatzënë me të. Nuk di çka të bëj, meqë ai, pas dy muajsh, do të martohet”, kështu e nis rrëfimin e saj 18 vjeçarja.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Unë kam 18 vjet, e ai 28. Që kur kisha 16 vjet ai ma kishte bërë me dije se më donte, por asokohe isha në lidhje me një djalë të këndshëm. Por, më pas ai filloi që të ushtronte në palestër dhe ka një trup si Supermen. Ai takoi një ish-shoqe të tij të shkollës, me të cilën u fejua shpejt e shpejt. Tani janë duke planifikuar martesën.

Një ditë, derisa kishim shkuar në një dasmë, kushëriri mu afrua, duke më thënë se mund të më kthejë në shtëpi. Pranova. Arritëm në shtëpi, derisa të gjithë të tjerët ishin ende në dasmë. E ftova brenda për kafe. Filluam që të putheshim dhe, pa një, pa dy, filluam ta zhvishnim njëri-tjetrin si të marrë. Bëmë një seks të mrekullueshëm. Vazhduam që të takoheshim rregullisht. Pas disa hamendjeve, i tregova se kisha ngelë me barrë. Ai u gëzua pa masë, duke thënë se do ta anulonte dasmën. Më thotë të shkojmë diku larg, që të jetojmë pa u trazuar nga familja, të cilës ende nuk i kemi treguar për lidhjen tonë. Athua më do përnjëmend, apo vepron kështu vetëm për shkak të bebes?

DEIDRE thotë: Kuptoj se kjo lidhje për ty ka një ngarkesë të madhe emocionale, por përpiqu që ta paramendosh jetën tënde me kushëririn tënd, me një fëmijë të vogël dhe me shikimet kritike të të gjithë të tjerëve, sidomos të familjarëve. A është dashuria juaj aq e fortë sa që t’i durojë të gjitha këto katrahura? E tëra që keni deri më tani, janë disa javë të seksit sekret. Thuaji se ke nevojë për një bisedë serioze rreth të së ardhmes. Edhe nëse ai është i gatshëm që të ndahet nga e fejuara, kjo nuk dmth se ti duhet të ikësh nga familja. Sa për fillim, si një nënë e re, me gjasë do të kesh nevojë për ndihmën e nënës tënde. Nëse nuk ju shkojnë punët si duhet, atëherë mund të përfundosh si prind i vetëm. Mendoji të gjitha gjërat mirë e mirë!

(Kosova Sot)