Ngjarje e vërtetë: Isha pjesëtare e një kulti sekret (5)

  • 20 February 2019 - 15:37
Ngjarje e vërtetë: Isha pjesëtare e një kulti sekret  (5)

Organizonim ndeja pa drogë dhe alkool, por gjithsesi kishte lojëra seksuale, të cilat lirisht mund t'i quaj edhe orgji. Të gjithë argëtoheshim në raste të tilla, aktronim në shfaqjet seksuale, merrnim role në dramat sado-mazohiste, e incizonim njëri-tjetrin dhe të gjitha këto, natyrisht, i mbanim tepër sekret. Por, për shkak të kësaj, të gjithë ne rrezatonim me një dritë të veçantë, kështu që njerëzit shpesh na shikonin me admirim, duke mos ditur se ku qëndronte sekreti i bukurisë tonë. Por, nuk e di se çka ndodhi me kalimin e viteve... A kisha ndryshuar unë, apo pleqtë, sidomos Mirza? Me të çdo ditë ndihesha keq e më keq. Gjatë pjesës më të madhe të kohës ai ishte korrekt ndaj të gjithëve, e mua më dukej se më dallonte nga të tjerët, sikur të isha e adhuruara e tij. Më vonë, vetëm pas një viti, kuptova se edhe të tjerët e kishin atë ndjenjë - se ai i kishte veçuar, se i kishte favorizuar. Na ofrohej në një mënyrë shumë të butë, e si kishte sukses, as sot e kësaj dite nuk e di. Krejt kishte të bënte me teknikën e tij, që me anë të bisedës, ia dilte ta ngjallte besimin tonë tek ai. Edhe unë e kisha ndjenjën se mund t'ia tregoja të gjitha, edhe sekretet më të thella, gjë që edhe e bëja. Kështu, ai dinte absolutisht gjithçka rreth meje, atë që as Petriti, e as Arta nuk e dinin. Në fakt, unë ia rrëfeva atij mu grindjet e mia me Petritin, e ai më ndihmonte në zgjidhjen e tyre. Por, sikur në disa raste nuk dinte të përmbahej, ai më shantazhonte me atë që dinte për mua. Në një rast, në besimin më të madh, i tregova se ndihesha superiore ndaj Petritit, se edhe pse e doja, mendoja se meritoja një më të mirë sesa ai, meqë Petriti nuk kishte mundur ta kryente fakultetin, e unë isha tepër e suksesshme në atë drejtim. Mirza më kuptoi në tërësi dhe më mbështeti në idenë se do ta gjeja dikë të barabartë me mua. Pas kësaj bisede ndihesha e qetësuar edhe pse e kisha ndjenjën se e kisha tradhtuar Petritin dhe se kisha vetëbesim tepër të lartë, bile isha edhe e llastuar, meqë e konsideroja veten më të mirë se ai. Mirza më qetësoi, duke më thënë se kisha të drejtë, se isha më e mirë sesa Petriti.

- Me ty jam, Kaltrina - më tha duke më puthur në gojë. - Qe sa nuk i ke larë dhëmbët? - më pyeti me ashpërsi, duke rrudhur hundët. U turpërova. Edhe pse e dija se ai nuk donte që të shkonim pa i larë dhëmbët, meqë preferonte që të na puthte në gojë, unë kisha harruar ta bëja një gjë të tillë. Shkova me të shpejtë në banjë dhe i lava dhëmbët mirë e mirë. Më pas u ktheva e penduar te ai. Mirza buzëqeshi, duke më trimëruar që të isha e përpiktë në respektimin e rregullave. - Më fal, Kaltrina, nëse isha tepër i ashpër, por ti e di se sa më pengon kjo. A më fal? - më pyeti me zë të butë. - Natyrisht! Edhe ti më fal mua për shkak të harresës - i thashë e gëzuar, meqë përsëri isha e preferuara e tij e përkryer. Më puthi, duke ma bërë me dije se përsëri çdo gjë ishte ashtu si duhej. Por, një herë më ofendoi thellë gjatë një bisede, pa asnjë shkak, duke më thënë me zë të ashpër fjalët të cilat nuk do t'i harroj kurrë. - Dhe, ti mendon se je më e mirë sesa Petriti? Ti je një narkomane dhe një vrasëse e fëmijëve të tu. A mendon se ai e meriton një të tillë? Ai meriton një femër shumë më të mirë se ti. (vijon)

 

(Kosova Sot)