‘Trondit’ 34 vjeçari: Mora pjesë në një orgji seksi, por u trondita më pas kur gruaja ime...

  • 20 February 2019 - 17:18
‘Trondit’ 34 vjeçari: Mora pjesë në një orgji seksi, por u trondita më pas kur gruaja ime...

Një 34 vjeçar ka rrëfyer historinë e tij se si po e tradhton gruan e tij.

Ai thotë se ka marr pjesë në një orgji dhe tash i ka humbur dëshira për seks me gruan.

“Kosova Sot”, ua sjellë të pakthyer historinë e plotë nga “The Sun”.

E dashura DEIDRE: Kam kaluar për mrekulli në një orgji, derisa gruas i kisha thënë se më duhej të punoja jashtë orarit. Por, jam duke u ndier keq, meqë jam duke e rrezikuar martesën 12 vjeçe dhe gruan të cilën e dua. Unë kam 34, e ajo 35 vjet dhe kemi dy djem. Lidhja jonë është e mrekullueshme, duke përfshirë edhe aspektin seksual.

Pesë vjet më parë merresha me promovim. Kjo nënkuptonte ndërrime të ndryshme të punës, por paratë ishin të majme, prandaj nuk e refuzova këtë punë. Por, ky stil i çrregullt i punës, ndikonte keq në raportin tim me gruan, meqë shpesh atë e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë. Kur isha beqar, shikoja shumë material pornografik, me ç’rast edhe masturboja. Tani kur nuk kisha më kohë të rrija me gruan, fillova përsëri që të vizitoja ueb sajtet e tilla. rastisa në një ueb sajt të orgjive. Në fillim thash të shkoj vetëm për kërshëri, por e dija se do të më duhej ta gënjeja gruan. Dhe, shkova në një orgji në një qytet afër nesh, derisa gruas i thash se më kishin thirrur në punë. Kalova për merak, por më pas filloi të më brente ndërgjegjja. Në ndërkohë fillova të flija edhe me prostituta. E di se duhet t’i jap fund këtij stili të jetës dhe t’i kthehem gruas, por sikur më ka humbur interesimi për seks me të.

DEIDRE thotë: Pornografia të lejon që të kënaqesh fizikisht pa pasur nevojë që të mërziteni për ndjenjat e personit tjetër. Thjesht, paguan dhe kënaqesh. Por, kjo nuk mund të krahasohet me lidhjen e dashurisë, me një person të cilin e do dhe ai të do ty. Ti je duke e rrezikuar martesën dhe familjen. Jam e sigurt se tanimë e ke imagjinuar veten duke u arsyetuar para djemve të tu.

Thuaji gruas se e di që e ke lënë pas dore, duke përfshirë edhe aspektin seksual të lidhjes tuaj. Ti e ke rrezikuar edhe shëndetin tënd, kështu që sa më parë bëj kontrolle mjekësore, për të parë mos ke marrë ndonjë sëmundje ngjitëse.

(Kosova Sot)