Ngjarja e vërtetë: Isha pjesëtare e një kulti sekret (6)

  • 22 February 2019 - 15:36
Ngjarja e vërtetë: Isha pjesëtare e një kulti sekret (6)

Por, unë kam dëgjuar sikurse gjithë të tjerët, nuk kishte ndikuar asgjë në fytyrën e saj për të vërejtur diçka, Mirza ma bëri me shenjë që t'i afrohem, kështu që menjëherë jam ulur pranë saj dhe e pyeta se si ishte, dhe nëse dëshiron ta lë adresën elektronike që mund ta informojmë e kam kuptuar se emrin e kishte Saranda, i tha se mësimi i kishte pëlqyer, pranoi të ma jepte adresën, por se shkoi përnjëherë duke u arsyetuar se ishte vonuar dhe se dëshironte ta shihte djalin e saj para se ai të flinte.

Ia dola ta kuptoj se kishte vetëm një djalë, se jeton me babanë e saj, dhe se nuk është e martuar. më pas humbni në atë natë dimri. Më nuk erdhi në mësime, por mua më gërryente kureshtja se kush ishte dhe dëshiroja ta njihja. Pas disa ditëve ia kam dërguar një porosi elektronike. Edhe pse të tjerëve u interesonte ta dinë se kush ishte ajo dhe nëse dëshironte që ajo t'i bashkohej shoqërisë - mirza gjithmonë ishte në kërkim të anëtarëve të rinj që kishin fonte për t'i përmbushur rezervat financiare - unë isha e kyçur në një mënyrë tjetër, mënyrën e re. Saranda kishte pranuar të më takonte pa pyetur arsyen. isha e habitur me heshtjen e saj dhe faktin se nuk kishte kërkuar shpjegim rreth interesimit tim. jemi takuar për çaj, kemi folur pak dhe nuk kam kuptuar asgjë të dobishme prej saj. Së paku jo të dobishme për Mirzën.

Për mua edhe më tutje ajo ishte intriguese edhe fakti se më kishte tërhequr seksualisht. e ajo vazhdonte të shoqërohej me mua megjithëse vitet ishin larg njëra tjetrës. Nuk ngjasonim as për nga temperamenti. ajo ishte një tip i qetë, melankolik, ndërsa që unë nuk kam insistuar ta kuptoj pse ishte ardhur në mësime dhe pse ajo fare takohet me mua. thjeshtë shoqëroheshim kur kemi mundur, e disa herë së bashku me djalin e saj kishte ardhur dhe kemi shëtitur nëpër park. djali i saj ishte një fëmijë i jashtëzakonshëm dhe unë kisha nevojën ta këshilloj si ta edukonte dhe ta rriste, por ajo nuk më dëgjonte me vëmendje dhe nuk kishte vëmendjen. njëherë më ka thënë: - Fëmijët nuk duhet edukuar, e sidomos llastuar.

Fëmijët duhet të pranohen ashtu si janë. Duhet t'ju ndihmohet nëpër fëmijërinë e tyre, që të mos lëndohen dhe kjo kryesisht është e tëra. - Fëmija kërkon disiplinë për t'ju përshtatur rrethit ku jetojnë - më tha ngadalë, duke e ditur se djali i saj nuk sillej si të tjerët megjithëse ishte i qetë dhe i dëgjueshëm. atyre ditëve e kam harruar kush jam dhe si jam ndjerë thuajse isha fëmijë. Dhe, kanë kaluar muajt dhe e kam kuptuar se si ajo ishte një grua që do ta dëshiroja ta kisha për nënë. Edhe pse që nga fillimi kam dashur ta korrigjoj si prind, me kalimin e kohës e kam kuptuar atë që po thotë dhe thuajse po më zgjonte nga gjumi. te unë filloi të mbretëronte një trazim. Mirza me disa këshilla thuajse ma kishte kërkuar të mos takohemi më bashkë, por shpresonte se o ta sillte në shoqëri. (vijon)

(Kosova Sot)