Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (53)

  • 15 mars 2019 - 15:59
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (53)

Dhoma e mbushur me qetësi derisa unë ia kisha ngulur sytë dyshemesë me tepihun shtruar. "Hailey, madhësia e trurit tënd ia vlen që të jesh i interesuar". Psherëtima e saj ishte pothuajse pa zë. "Ajo tingëllonte si një person i madh, motra jote".

"Më e mira", i thashë me butësi. "Vetëm mendoje atë, në rregull? Me Theo-n"? Më premtoi se do ta bënte. Por e pashë shikimin e shpresës në sytë e saj kur i fola për të. Kisha të njëjtën shpresë kur i jam kthyer Billy-t, duke menduar se do të jetë ndryshe. Nuk ishte. Më thoshte kështu nëna, "Lëre të kaluarën prapa në mënyrë që e ardhmja të mundet të të gjejë". Kjo ishte fjala e saj që unë e preferoja.

Pasi Henry e kishte tradhtuar, ajo po luftonte ta linte të kaluarën prapa. Por, përfundimisht e kishte bërë kur e gjeti Jeremy-n. "Edhe sa gjëra në listën tuaj që nuk i keni kontrolluar", pyeti Hailey, duke e ndryshuar temën. I mbylla sytë. "Vetëm dy". Dhe për një moment buzët e Daniel-it ishin nëpër mendjen time. Puthja e të huajit. Mbylla sytë përsëri, duke shikuar kujtimet. Hailey e mbajti dorën e saj te unë. "Më lër ta shikoj letrën". Duke lëvizur tutje, kapa letrën në duar. E hapi letrën dhe e lexoi. "Hmm…" bëri me vete duke rrotulluar sytë.\

"Numri katërmbëdhjetë tashmë është kontrolluar"? "E çfarë qenka", e pyeta, duke ndjerë vetes si kureshtare. "Bëj miq të rinj", buzëqeshi ajo. "Ti je mikja ime", e pyeta me qetësi, duke mos e ditur se çfarë të them saktësisht. Hailey qeshi. "Epo, nëse nuk jam, kjo qenka e pakëndshme". Ajo u tund njëherë. "Natyrisht se jem mike jotja. Mënyra se si më ke qëndruar pranë disa javë më parë… Mënyra se si ende e urren Theo-n… mendoj se kjo është shoqëri". Buzëqesha dhe më pas më preku në krahasor. "Ku është letra"?! U lëviza tutje kutisë së thesarit dhe me shpejtësi po kërkoja midis zarfeve. Gjeta një, lexova në ballinë dhe psherëtija.

(Kosova Sot)