Ngjarje e vërtetë: Në shtrat të vdekjes më tregoi se kishim një vajzë (4)

  • 15 mars 2019 - 16:01
Ngjarje e vërtetë: Në shtrat të vdekjes më tregoi se kishim një vajzë (4)

A mos është kjo grua e hatashme? Ganja e bukur dhe e hijshme me të cilën dikur isha shumë i afërt, në të cilën isha i dashuruar nga koka deri te thembrat dhe besoja se do të martoheshim. Ajo Ganja e njëjtë, e cila më ka braktisur vetëm disa ditë pasi që kam pësuar aksident dhe kam mbetur i lidhur për shtrati, e më pas edhe në karrigen e invalidëve.

E cila vetëm disa muaj pasi më ka braktisur është martuar për shefin e suksesshëm të bankës ku ishte e punësuar si sekretare. Kjo nuk është e mundur. Sa shumë që ka ndryshuar. Sikurse ta kishte qëlluar, po vazhdonte me të njëjtin ton: - Jam e sëmurë, Artan. Kam kancer dhe nuk e kam gjatë. - Për hir të Zotit - kam mbetur i shokuar, së pari me zbulimin e identitetit të saj, e tani edhe me këtë lajm. Në mënyrë spontane, më kapi një pikëllim dhe i jam drejtuar me një zë të qetë: - Më vjen keq. A është kaq keq - fjalët e mia nuk më dukeshin mjaftueshëm të buta, madje edhe të marra. Por, asaj nuk i kishte mbetur për keqardhjen time, sepse ma bëri me dorë. - Lëre këtë. Kjo është punë e kryer. Jam pajtuar me këtë. Jam ngopur me këtë luftë e cila po zgjat tash e disa vite.

Operacioni, kimioterapia dhe të gjitha ato gjërat e tmerrshme që më kanë prekur. Edhe pa asgjë - po e shikoja karrigen dhe i thashë përnjëherë: - Ulu të lutem. Më fal që nuk ta ofrova karrigen - ia tregova karrigen dhe u ulëm. Tashmë e kuptova pse nuk e kam njohur. Kishte ndryshuar s pasojë e sëmundjes së rëndë. Por, duke e shikuar më thellë, e njoha ish të dashurën time. Viteve të fundit nuk më kishte rënë në mend për të, e fatkeqësinë që e kam përjetuar para pesëmbëdhjetë viteve, kam dashur ta lë prapa vetes.


- A dëshiron të pish diçka? Do të porosis - fillova, e më pas në radhë hyri Sanija. - Kanë thirrur se takimi do të fillojë më herët, prandaj nuk do të mund të arrini në kantinë - më lajmëroi, duke hedhur një shikim me kureshtje në Ganen. - Po, do ta anashkaloj drekën - po shikoja në orë, e kur ka dalë Sanija, i thashë Ganes: - Më vjen keq, nuk kam tash kohë. Nuk e di përse të duhem, por nëse është e lidhur me shëndetin tënd … Mendoj, nëse ke nevojë për ndonjë lidhje apo sugjerim për te mjekët, natyrisht se do të ndihmoj. Kam disa miq që janë mjekë të fortë, kështu . .

 - Nuk kam ardhur për këtë. Prapëseprapë faleminderit. Po më ofron ndihmë, përkundër faktit se të kam përzënë kur ke përfunduar në karrocë invalidësh - për të parën herë në zë ia dëgjova pikëllimin. Më vinte keq që ishte e sëmurë, por nëse nuk kishte nevojë për ndihmën time, nuk e di pse dëshironte të bisedonte, po mendoja unë. Përnjëherë e ndjeva një jo-rehati dhe më kapi dëshira që sa më shpejtë ta përfundoj takimin. Përsëri e shikova orën dhe fillova: - Më duhet të shkoj. Kam takim, kështu që nëse . . . - Artan, duhet të bisedojmë - më ndërpreu ftohtë. - Mund të dëgjohemi herë të tjera nëse ke nevojë për diçka. E tani më duhet të shkoj - u ngrita dhe më cingëroi telefoni. Ishte kolegu im. E kapa telefonin, por se fjalët e Ganes më shtangën në vend. - Nuk do të ketë herë të dytë sepse unë po vdes. Kam ardhur ta them se e ke një vajzë! Ia ngula sytë thuajse ishte çmendur. - Po çfarë vajze moj? Për çfarë po flet - i thashë pas një heshtjes, ku dëgjohej vetëm cingërima e telefonit në të cilin nuk po lajmërohesha. - Vajzën katërmbëdhjetë vjeçe. Vajzën tonë! - Po gënjen! Ti je çmendur - mezi po e ndaloja veten. Përfundimisht telefoni që ishte në tavolinë ndaloi! (vijon)

(Kosova Sot)