Rrëfehet 39 vjeçarja: Ky ishte seksi më i mirë që kisha bërë ndonjëherë, por...

  • 15 mars 2019 - 16:42
Rrëfehet 39 vjeçarja: Ky ishte seksi më i mirë që kisha bërë ndonjëherë, por...

Një 39 vjeçare ka rrëfyer historinë e saj se si ka bërë seks me mikun e saj edhe pse ai është i martuar.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Përfundimisht bëra seks me një njeri i cili ka qenë në jetën time që nga fëmijëria. Problemi është se ai është i martuar.

Sapo isha ndarë nga i dashuri dhe, si rëndom, u drejtova te ky mik i familjes, për ngushëllim. Ai është i martuar dhe ka dy djem, por e njoh atë që nga mosha 12 vjeçe.

Lexo edhe: Do të befasoheni, ja pesë arsye për të bërë më shumë seks: Orgazma ndihmon të…

Ai ka 41, e unë 39 vjeç. Prindërit e tij dhe ata të mitë po ashtu ishin miq. Kur ishim adoleshentë kishim filluar të putheshim dhe ledhatoheshim, por më pas unë shkova për të studiuar, e ai iu bashkua ushtrisë. Edhe pse edhe unë kisha të dashur të tjerë, kur ai më tha se kishte vendosur të martohej me dikë tjetër, isha ndier keq. Por, mora pjesë në dasmën e tij, bile isha edhe shoqëruese e nuses.

Kur u ndava nga i dashuri, me të cilin isha tash e dy vjet, e i cili filloi të më mashtronte, u ndjeva shumë keq. Miku im ishte aty për të më ofruar ngushëllim. Pasi që një mbrëmje pimë më shumë verë sesa rëndom, përfunduam në shtrat. Ky ishte seksi më i mirë që kisha bërë ndonjëherë. E di se kjo lidhje është e  gabuar, por kam nevojë të madhe për këtë njeri në jetën time.

DEIDRE thotë: Ekziston një lidhje e fortë midis jush, prandaj mendoj se ai nuk do të duhej ta shfrytëzonte rastin e parë, e të bënte seks me ty. Ai do të duhej ta dinte se ti ishe e brishtë. Ky njeri e kishte marrë vendimin e tij vite më parë, kur kishte vendosur që të martohej me një tjetër. Është e qartë që ai nuk do ta braktisë gruan, që të vijë me ty. Aty është edhe familja e tij. Mos u përqendro te një lidhje e cila nuk ka të ardhme, meqë në fund do të jesh më e lënduar sesa që ishe në fillim. Pusho së takuari me të dhe kërko ngushëllim nga miqtë e tjerë. Ndoshta gjen dikë që është i lirë dhe që të do.

(Kosova Sot)