Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (56)

  • 19 March 2019 - 15:52
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (56)

Ai dukej sikur sapo kishte shkuar në palestër me pantallonat e shkurta, bluzën e zezë dhe atletet e vrapimit. A ishte vrapues? Do të dëshiroja që ta dija. Do të dëshiroja që të dija shumë më shumë gjëra për të. Ai i lakoi gjunjët, duke e ulur veten më afër gurëve. Buzët e tij po lëviznin, ndërsa me gisht po e fërkonte buzën e epërme para se të qeshte. Ai po qeshte, por dukej sikur edhe po tregonte pakënaqësi. Shikova në rrugë nëse ishte duke e shikuar edhe dikush tjetër. Askush nuk po e shikonte. Natyrisht që jo. Pse do ta shikonte dikush një njeri në varreza? Duart po më dridheshin dhe e shtrëngova librin tim të ri. Do të duhej të vazhdoja të ecja. Është dashur që të shtirem sikur nuk e shoh. Por, e kisha parë. Askush nuk duhet që të qëndrojë i vetëm në varreza. Veçanërisht Daniel-i. Brenda pak sekondave, po qëndroja pranë tij. Nuk isha e sigurt se si kisha arritur pranë tij. Po ndihesha sikur po lundroja, me këmbët e mia duke rrëshqitur në drejtim të tij. "Hej", i pëshpërita, për ta bërë që të kthehet në drejtimin tim. "Ashlyn", tha ai, me befasi në zërin e tij derisa po më shikonte. Pothuajse kisha harruar se sa më pëlqente mënyra se si më shikonte. Ia shkela syrin dhe e tunda kokën. "Më fal nëse po të pengoj, por të pashë duke qëndruar këtu dhe mendova...

" Çfarë mendove? "Asgjë", i thashë. Askush në fakt nuk më shoqëron këtu", tha ai. "Unë jam askush", i thashë. Ai e analizoi fytyrën time për pak sekonda para se të ulej dhe të buzëqeshte. "Ti je dikush për mua", më tha. Shikova përreth, dhe e vërejta errësirën që po na rrethonte. Nuk isha e sigurt a të qëndroja apo të largohesha. Por, këmbët e mia po më thoshin se nuk kishin plan që të lëvizin. "Pse të thërrasin bostane?", më pyeti Daniel-i. Buzëqesha kur më shikoi. Këtë e mora si një ftesë për të qëndruar. U ula pranë tij. "A është kjo një pyetje serioze?", e pyeta. "Jo, e di pse", tha ai. "Trupi yt është i bukur. Ky nuk është sekret. Por pse njerëzit vendosin t'i shquajnë gjinjtë e tu në vend të syve të bukur, apo trurit tënd të jashtëzakonshëm?", më pyeti ai. Unë po i shikoja duart e tij, derisa po luante me bar, dhe nuk reagova. "Zemërohem kur dikush të shikon në mënyrë të gabuar. Ose kur thonë gjëra të gabuara për ty. Ose kur vendosin fotografi në dollapin tënd. Ose kur të buzëqeshin, të thonë se je e bukur", vazhdoi ai. "Çdo gjë që e bëjnë për të të zemëruar ose për të të bërë që të qeshësh më shtyn që të sulmoj. E kjo nuk është një gjë etike", tha ai. E kafshova buzën e poshtme. Nuk dija çfarë t'i them. Ai e vërejti shikimin në sytë e mi dhe më tha: "Më vjen keq Ashlyn. Nuk duhet që t'i them gjërat për të cilat mendoj". "Jam duke provuar që ta përmirësoj jetën time sociale", i thashë duke e shikuar drejtë në sy. Nga një libër imi e nxora një copë letre. Duke ia afruar, buzëqesha. "Kam bërë hulumtime në 'Wikipedia' ". Ai e lexoi atë me zë. "Katër baza të rëndësishme për të bërë miq". Nuk e lexoi më shumë dhe më tha se jam dështake. Nuk e pati gabim. "Unë vetëm mësoj. Çfarë mund të them? Vazhdo. Lexoje", i thashë. (vijon)

(Kosova Sot)