Si të dalësh nga një lidhje e keqe

  • 19 March 2019 - 17:34
Si të dalësh nga një lidhje e keqe

Lidhje të keqe mund të konsiderohet secila marrëdhënie midis jush dhe partnerit, nuk karakterizohet me veprimet që janë të rëndësishme për lumturinë dhe pritjet tuaja. Në lidhje të keqe dhe me palumturi konstante, shpesh ndodh ta humbni veten, vetëbesimin tuaj dhe pritjet nga jeta. Por, është fakt se nevojitet pak që të tërhiqeni nga lidhja e keqe dhe të vazhdoni tutje.

MENDO PËR DËSHIRAT TUAJA DHE QËLLIMET

Jeta është një dhe është mirë të mendoni çfarë aventure dëshiron, e çfarë jo. Ajo që na përbën si njerëz janë emocionet sepse jemi qenie e ndjeshme dhe është me rëndësi ta dini se çfarë ju plotëson. Qëllimet që i vendosin janë të realizueshëm, vetëm se është me rëndësi se sa i jepesh punës dhe i realizon. Kur ta kuptoni se çfarë saktësisht kërkoni dhe çfarë të bën të lumtur mundohu të nisesh në atë rrugë. Ti je ajo që zgjedh se me cilën rrugë dhe drejtim do të shkosh dhe të kthehesh në drejtimin e duhur dhe të filloni nga fillimi.

MENDO POZITIVISHT

E dimë se kjo vërtetë është klishe dhe mantra, të cilën e keni dëgjuar me miliona herë deri më tani. Qoftë nëse nga natyra jeni optimiste apo pesimiste, provoni që vërtet optimizmin ta përfshini në jetën tuaj. Do të befasoheni me të madhe kur ta kuptoni se sa i dobishëm është optimizmi dhe veprues me krijimet e veta. Pozitiviteti ju ndihmon të kaloni shumë momente të vështira në jetë dhe na shtyn që pandërprerë të shtyjmë përpara dhe të mos dorëzohemi.

MËSIMI I JETËS

Secila lidhje e keqe përfundimisht mundet të jetë mësim i mirë për të ardhmen, nga e cila mund të mësojmë për lëvizjet e keqe në të kaluarën. Secila ndarje, pa marrë parasysh se çfarë është, shpeshherë është e dhimbshme dhe është vështirë të shërohemi prej saj. Por, përkundër kësaj, kjo është vetëm fazë që duhet kaluar përmes për ta shikuar, për të shikuar një pasqyrë të gjerë të çdo gjëje, që përfundimisht ta njohësh veten dhe në fund, të ecësh tutje, dhe para së gjithash e meriton këtë në jetë.

JI GUXIMTARE DHE E DURUESHME

Nëpër fazën e ndarjes dhe grindjeve secili kalon së paku njëherë në jetë dhe vërtet janë të rënda dhe aspak të këndshme. Me rëndësi që nëpër një fazë si kjo të jeni e vendosur dhe e përkushtuar në vendimin tuaj. Keni vendosur diçka dhe pas një kohe partneri mundohet t'ju arsyetojë me disa argumente që për sytë tuaj mund të jetë armë e vërtetë. Shumë partnerë luajnë ulët në situata të tilla, kështu që jini të gatshme për gjithçka, jini e guximshme dhe mendo rreth asaj se si herëdokur do të arrini atë që gjithmonë e keni ëndërruar.

(Kosova Sot)