Rrëfimi i një vjehrre: Ja si e mbusha mend renë, bisedova me burrin dhe...

  • 21 March 2019 - 14:12
Rrëfimi i një vjehrre: Ja si e mbusha mend renë, bisedova me burrin dhe...

Kam 60 vjet, e djali im ka 27. Studion dhe punon. Ka një të dashur, me të cilën ka marrë me qira një banesë. Disa muaj i thosha vetes se kjo ishte punë për të, se më nuk është i vogël, se e di çka bën, por më pas filloi që të dështonte në studime, duke rënë në provime, njëri pas tjetrit. Aty mu desh që të intervenoja.

Bisedova me burrin dhe u morëm vesh që t’i ftonim të jetonin me ne. Qëllimi ishte që im bir të punonte sa më pak, në mënyrë që të kishte kohë për të mësuar. Kështu edhe ndodhi. Djali dhe ‘reja’ u vendosën në dhomën e tij djaloshare. Mora vesh se reja nuk punon, se e kishin përjashtuar nga puna për shkak se ishte vonuar çdo ditë.

"E kam problem që të zgjohem herët", ankohej ajo.

Tërë ditën rrinte para kompjuterit duke luajtur, e më pas për tri ditë thuajse fjeti pa ndërprerë. Nuk kishte vullnet të bënte asnjë punë në shtëpi.

"Kjo nuk paska marre, more", iu ankova burrit. Për herë të parë në jetë kisha hasur në një parazit në kuptimin e plotë të fjalës.

I thash burrit që të bisedonte me ta, por djali i tha troç: "Vet na thirrët që të jetojmë me ju, ne erdhëm”.

Burri mu kthye mua, duke më pyetur a kisha biseduar me renë.

"Kam provuar, por ajo nuk planifikon", i thash.

"Çka nuk planifikon?", më pyeti burri me habi.

"Kur i them a më ndihmon ta bëjmë drekën, ajo më thotë nuk kam planifikuar, kur i them a mund të shkojë në dyqan për të blerë harxh, ajo thotë se nuk ka planifikuar të bëjë blerje”.

Nuk studionte, nuk punonte, vetëm rrinte në dhomë duke luajtur në kompjuter.

Nuk mund ta kuptoja. Unë kisha punuar që nga mosha 18 vjeçare. Krejt pasurinë që kishim, e kishim bërë bashkë burri dhe unë. Një ditë më lindi një ide e mrekullueshme. Vendosa që të mos e paguaja internetin.

Kur më pyeti reja pse nuk ka internet, iu përgjigja:

“Nuk kam planifikuar ta paguaj internetin”.

Lexo edhe: Do të shtangeni, ja çfarë u tregojnë femrat shoqeve për seksin me partnerin

Disa ditë më pas, çifti i ri vendosi që të shkonin për të jetuar te prindërit e resë. Atje kishin internet dhe gjithçka tjetër... te unë vinë herë pas here gjatë fundjavës për drekë.

Ende herë pas here burri tallet me mua, prandaj kur i them që t’i hedhë mbeturinat, apo ta prashitë bahçen, ai më përgjigjet: Nuk kam planifikuar!

(Kosova Sot)