Edhe nëse ai nuk e thotë, këto shenja e dëshmojnë se ju dashuron

  • 21 March 2019 - 14:41
Edhe nëse ai nuk e thotë, këto shenja e dëshmojnë se ju dashuron

Ndonëse femrat mund t’i shprehin ndjenjat me fjalë shumë më lehtë sesa meshkujt, këta të fundit zakonisht i shfaqin ndjenjat përmes veprave.

Pavarësisht se këto dallime mund të jenë konfuze herë pas here, është fakt se meshkujt dhe femrat nuk mendojnë në të njëjtën mënyrë, prandaj ndonjëherë nevojitet pak mençuri për ta kuptuar sjelljen e personit që e dashuroni.

Kur femra e dashuron personin me të cilin është, ajo ia thotë. Por, te meshkujt gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

Dr. Brenda Shoshanna, psikologe e doktoruar, thotë se gjatë punës së saj si terapiste e ka zbuluar se dashuria i bën meshkujt të ndihen më ndryshe dhe më të paaftë për ta bërë atë çfarë pritet prej tyre.

Sidoqoftë, ajo tregon se meshkujt dashurojnë, por thjesht e shprehin në mënyrë tjetër.

Më poshtë ajo tregon disa prej shenjave që tregon se partneri me të cilin jeni vërtet ju dashuron:

– Është krenar me ju. Nëse partneri është krenar me mënyrën si dukeni, si silleni dhe si i arrini qëllimet në jetë, atëherë kjo është mënyrë tjetër se si jua shpreh dashurinë.

– Ju mbështet dhe mbron. Nëse partneri ju mbron dhe vazhdimisht ju mbështet, këtë e bën për t’ju treguar se ju dashuron.

– Nuk frikësohet të bëjë sakrifica për ju. Lidhjet shpeshherë kërkojnë sakrifica dhe kompromise nga dy personat. Kështu, nëse mashkulli juaj nuk frikësohet t’i tejkaloj limitet e veta vetëm për t’ju bërë më të lumtur, atëherë atij ia ndien për ju.

– Ju dashuron edhe në ditët tuaja më të këqija. Kur një mashkull e dashuron një grua, atij i duket ajo e bukur edhe nëse ajo e shpenzon tërë ditën në pizhame, pa makijazh dhe me flokë të shprishura.

Lexo edhe: Rrëfimi i një vjehrre: Ja si e mbusha mend renë, bisedova me burrin dhe...

– Jua respekton familjen dhe miqtë. Nëse i trajton të afërmit tuaj me respekt, atëherë këtë e bën sepse ju dashuron dhe e din se kjo ju bën juve të lumtur.

– Ju dëgjon. Meshkujt janë dëgjues më të këqij sesa femrat, andaj nëse mashkulli ju kushton vëmendje kur flisni diçka, vërtet ju dashuron.

(Kosova Sot)