Ngjarje e vërtetë: Unë ia dhashë xhaketën, e ajo ma dha të dashurin (1)

  • 21 March 2019 - 15:41
Ngjarje e vërtetë: Unë ia dhashë xhaketën, e ajo ma dha të dashurin (1)

Hana ishe mikja ime gjithë jetës time. Që kur di për veten time, e di edhe për atë. Kështu është në qytet të vogël, të gjithë njihemi, e me Hanën jemi edhe fqinj. Prindërit tanë ishin miq para se ne kishim lindur. Kemi lindur në të njëjtin grup në kopsht, më pas në të njëjtën shkollë, në të njëjtën klasë. Aq kohë kemi kaluar së bashku, saqë edhe fizikisht kemi filluar t'i ngjasojmë njëra-tjetrës. E ku jetonim ne kjo nuk ishte e vështirë. Dikur nuk na kishin konsideruar si pjesë atraktive e botës. Kemi jetuar qetë jetën tonë, të mbrojtur nga malet dhe kodrat. Ndodhitë nëpër botë nuk kishin ndikim te ne. Në male dhe kodra moti askush nuk shihte përparësi. Më shumë na dukej si mangësi. Ata që ishin larguar nga aty, na kishin treguar se sa fatlum ishim se kishim ajër të pastër, ujë të shëndetshëm, fusha të pastra dhe lidhje të shëndosha midis njerëzve. Madje disa kishin filluar të ëndërrojnë që të kthehen këtu për të jetuar. Do të ndërtonin shtëpi, hotele, prona ku do të vinin njerëzit dhe do të pushonin dhe do të mbusheshin me energji të re. Flitej gjithçka, e edhe sot e kësaj dite flitet, por shumë pak veprohet. Duke pritur në ato kohë më të mira që vetëm sa nuk kishin ardhur, ne, fëmijët, nga ajo pjesë prisnim të shkonim të shkollohemi në ndonjë qytet më të madh.

Kështu që, as unë e as Hana nuk kemi mundur t'i presim ato ditë, por se, si shumë të tjerë, kemi paketuar valixhet dhe jemi nisur për në kryeqytet. Hana po i gëzohej shumë daljes nga shtëpia. Unë shumë më pak. Për mua kryeqyteti i madh nuk më tërhiqte edhe aq shumë. Ajo që në shkollën e mesme ëndërronte se si, pasi të lirohej nga zgjedha e prindërve, nga sytë e fqinjëve, do të kënaqemi 24 orë në ditë. E mësimi? Epo, dija nuk është lepër, nuk do të ikë, e rinia po. Me rëndësi është ta shfrytëzojmë secilën mundësi për t'u kënaqur. Edhe pse jemi rritur bashkë, nga temperamenti ne dyja ndryshonim shumë. Ajo ishte e prirë për aventura. Secila derë e hapur për të ishte sfidë. Jo vetëm të hapura, kur mund ta kapte rezën e derës, i hapte vetë dhe me guxim futej në hulumtimin e botës. Unë, për dallim prej saj, isha e qetë dhe e turpshme. Unë e mbaja nënën për dorë dhe nuk shkoja më larg se kopshti ynë. Shkoja pak më larg, kur kujtoja se në shtëpi kthehem sa hap e mbyll sytë. E kopshti në të majtë, i fqinjëve, ishte i Hanës. Familjet tona kishin marrëdhënie të mira fqinjësore, e kështu për hatër tonin kishin hapur nga një derë të vogël, në mënyrë që ne të dyja të jemi më pranë. Kështu, që nga mosha e hershme ishim të lidhura. Pasi që isha më e vjetër se Hana, megjithëse jo më shumë se pesë muaj, mua më shikonte si më të mençur dhe më të moshuar. - Kujdesu për të, ti je më e vjetër, më e mençur - të gjithë më thoshin. E nëse jemi grindur, të gjithë thoshin: - Po lëre, ti je më e vjetër dhe më e mençur. Më e mençura lëshon pe. Hana gjithmonë e ka shfrytëzuar këtë. E ka ditur se gjithmonë e fal, sepse ashtu duhej të ishte. Por, unë nuk nervozohesha. (vijon)

(Kosova Sot)