Shtatë gjërat që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse marrëdhënia që keni është e fortë

  • 22 March 2019 - 08:37
Shtatë gjërat që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse marrëdhënia që keni është e fortë

Si mund ta dimë nëse ky person është pikërisht ai që na nevojitet?

Ne të gjithë ndoshta kemi dyshime në lidhje me marrëdhëniet tona herë pas here. Mirëpo, si mund ta kuptojmë nëse marrëdhënia jonë është e fortë?

Si mund ta dimë nëse ky person është pikërisht ai që na nevojitet? Lexoni disa rregulla të mëposhtme dhe reflektoni nëse i zbatoni edhe ju:

Diskutoni planet së bashku qetësisht

Nëse nuk mund ta planifikoni të ardhmen tuaj së bashku, të gjitha përpjekjet shkaktojnë ankth dhe nuk mund të diskutoni asgjë pa argumentuar. Pra, nuk i besoni njëri-tjetrit. Kjo lloj marrëdhënie nuk ka të ardhme. Është vetëm çështje kohe përpara se të ndodhë diçka që do ta shkatërrojë këtë lidhje. Mirëpo, nëse ju flisni qetësisht me partnerin tuaj, për të ardhmen tuaj, atëherë ju keni ndërtuar një raport të fortë!

Premtimet tuaja janë të vërteta

Në një marrëdhënie të shëndetshme, njerëzit ndihen të sigurt dhe i besojnë njëri-tjetrit. Nëse partneri/partnerja respektojnë ndjenjat dhe dëshirat tuaja ato bëjnë vetëm premtime që mund t’i mbajnë sepse nuk duan që ju të zhgënjeheni.

Ju nuk kontrolloni njëri-tjetrin

Në marrëdhënie të mira, njerëzit nuk e përjetojnë maninë për të kontrolluar jetën e partnerit të tyre. Ka edhe nga ata persona që justifikohen duke thënë se po kujdesen, por në të vërtetë ata duan të kontrollojnë çdo gjë. Çdo partner ka pasionet e veta dhe tjetri duhet t’i respektojë.

Përshtateni me oraret e kundërta

Ndonjëherë është komode të mos ndjekësh oraret e askujt. Mirëpo, nëse ju keni pranuar oraret e ndryshme të partnerit tuaj, atëherë kjo do të thotë se ju e respektoni njëri-tjetrin dhe keni gjetur një ekuilibër.

Jeta juaj nuk është një dramë e vazhdueshme

Jeta juaj nuk mund të jetë e qetë dhe komode nëse hezitoni të flisni me parterin! Nëse hezitoni do të mblidhni brenda vetes dhimbje dhe lot. Mirëpo, nëse jeni e hapur me partnerin dhe diskutoni çdo gjë, atëherë, jeta juaj nuk është dramë! Të paktën ka edhe komedi brenda.

Jeni krenarë për njëri-tjetrin

Nëse nuk mund t’i pranoni arritjet e të dashurit tuaj, kjo do të thotë se marrëdhënia juaj përbëhet nga rivaliteti, zilia, vetëvlerësimi i ulët dhe vullneti për të kontrolluar gjithçka. Në një familje të lumtur, njerëzit janë vërtet të lumtur për suksesin e njëri-tjetrit dhe i festojnë arritjet edhe nëse fitoret janë të parëndësishme.

Nëse një grua e frikëson partnerin e saj, ajo është e duhura

Një gjë interesante për të mësuar rreth marrëdhënieve është: nëse gruaja e frikëson burrin kur ata kanë një lidhje të fortë, atëherë gjërat në rrugë të mbarë. Pse? Ajo e “frikëson” në mënyrë të padëmshme dhe të bukur madje. Pra, që të mos keqkuptohemi: Një burrë i zgjuar është i frikësuar nga partnerja e tij sepse nuk dëshiron që ajo të mërzitet ose të zhgënjehet prej tij!

(Kosova Sot)