Ai më bën të ndihem e veçantë në shtrat, por...

  • 22 March 2019 - 16:20
Ai më bën të ndihem e veçantë në shtrat, por...

E dashura DEIDRE:  I dashuri im më bën të ndihem e veçantë në shtrat, por gjatë ditës po filloj të ndjehem sikur unë jam vetëm sekreti i tij i pistë. Ne kemi qenë së bashku për dy vjet dhe ende nuk i kam takuar dy fëmijët e tij.

Unë jam 24 vjeç me një vajzë të moshës katër vjeçare. Babai i saj më la para se të lindte. Unë ia kaloja mirë si e pa burrë kur ndesha në këtë djalë të mrekullueshëm në një pijetore. Pasi pimë disa pije, ai më pëlqeu shumë dhe i tregova një fotografi të vajzës sime. Thashë se ajo ishte fjalë për fjalë krenaria dhe gëzimi im.

Pastaj ai mori telefonin e tij dhe më tregoi fotot e dy djemve të tij të vegjël dhe tha se ata ishin ajo që kishte më shumë rëndësi për të. Duke e ditur se ai ishte një baba, dhe një njeri i devotshëm shumë, fillova të ndjej një lidhje me të.

Mendoj se ai mund të shihte në sytë e mi se si ndihesha ndërsa ai më dha një puthje dhe më pyeti nëse mund të më shihte përsëri. Kështu që vazhdova takimet me këtë njeri për dy vjet. Ai ka 27 vjet. Shpesh qëndron në shtëpinë time dhe ai është shumë afër vajzës sime.

Ajo e do atë kur ai vjen për të qëndruar. Ai ka takuar edhe gjithë familjen time dhe ata mendojnë se ai është një djalë me të vërtetë i këndshëm. Megjithatë, fakti që kurrë nuk kam takuar bijtë e tij më shqetëson dhe nuk më pëlqen të mendoj për atë që mund të thotë një gjë e tillë.

I kam sugjeruar që të më takojë mua dhe vajzën time me djemtë e tij - ata janë gati të njëjtën moshë - por ai gjithmonë thotë jo. Ai thotë se nuk mund t'i shohë aq sa dëshiron dhe dëshiron të kalojë kohën që ka vetëm me ta.

Unë kurrë nuk kam qenë në banesën e tij pasi ai thotë se është një rrëmujë.

E dua aq shumë dhe nuk dua ta humbas, por pastaj filloj të mendoj se nuk e njoh atë fare.

DEIDRE thotë: Nëse nuk keni takuar ndonjë familjar të tij ose nuk keni qenë në shtëpinë e tij atëherë keni të drejtë, jeni duke i dhënë atij shumë besim. Si e dini që ai ende nuk jeton me nënën e djemve?

Nëse ai dëshiron një të ardhme me ty atëherë me siguri do të donte që bijtë e tij të të takonin - por përsëri, këto situata mund të jenë ndonjëherë shumë të ndërlikuara. Mund të jetë, për shembull, që ish gruaja e tij do të shkaktonte telashe për të, nëse do të mendonte se kishte një partner të ri.

A keni folur se ku po shkon kjo lidhje? Ju nuk mund të jeni një sekret përgjithmonë ose të jetoni pa plane. Mos u hutoni. Thoni se doni të bëni plane për të ardhmen, për të takuar familjen e tij dhe për ta ndihmuar.

(Kosova Sot)