Rrëfehet 41 vjeçari: Kisha seks të zjarrtë me gruan e mikut, por u trondita kur ajo...

  • 24 March 2019 - 12:56
Rrëfehet 41 vjeçari: Kisha seks të zjarrtë me gruan e mikut, por u trondita kur ajo...

“Gruaja e mikut tim erdhi te unë dhe kjo ishte fillimi i aferës së mahnitshme, por ka përfunduar keq”, kështu e nis rrëfimin e tij një 41 vjeçar, rrëfim të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Gruaja e mikut tim erdhi te unë dhe kjo ishte fillimi i aferës së mahnitshme, por ka përfunduar keq. Unë jam 41 vjeç, bashkëshortja ime është 39 vjeçe dhe kemi dy djem që janë 16 dhe 14 vjeç. kur isha në kafiteri një njeri na u bashkëngjit dhe u bëmë miq. Ai është rreth 50 vjeç.

Pas disa birrave ai më tha se ai dhe gruaja e tij ishin zhvendosur sepse ajo kishte një aferë me shokun e tij. Ai më sugjeroi që unë dhe gruaja ime të dalim për nga një pije dhe unë u mahnita nga hijeshia e gruas së tij. Ajo është 40 vjeçe, brune e gjatë. Gruaja ime e ka rrejtur që në shikim të parë dhe e ka toleruar për hatrin tim por u takuam për pije dhe shkuam të hamë. Sa më shumë që e shikoja më shumë mendoja sa e mërzitshme ishte martesa ime. Një natë e vuri dorën mbi dorën time nën tavolinë. Kur e shikova, ma bëri me sy. Teksa po largoheshim më pëshpëriti, “më thirr”.

E bëra dhe caktuam një takim. Filluam të takoheshim në shtëpinë time apo të saj. Seksi ishte i hatashëm. Më pas gruaja ime më tha se po dyshonte. Insistoja t’i thosha se asgjë nuk po ndodhte dhe tha se do t’i thotë shokut për dyshimin e saj. I thashë të dashurës sime se mori fund. Ajo më tha se burri i saj do ta përzinte nëse do ta kuptonte tradhtinë përsëri. Gruaja ime tash kërkon shkurorëzim. Tash e kuptova se atë e kam dashur gjithmonë. Si ta bind të fillojmë përsëri nga fillimi? A ta pranoj tradhtinë dhe të lutem për falje?

DEIDRE thotë: Gruaja jote e ka ndjerë kërcënimin nga kjo gruaja që nga fillimi. Ndodhta ti mund të mohosh gjithçka por gruaja jote nuk e ka lënë pa e vërejtur habinë tënde pas saj. Mos u fut në detaje por kërkoi falje gruas për faktin se ndihet aq keq se ti ishte tërhequr nga një grua tjetër. Përgatite veten me një listë gjërash të mira që kanë të bëjnë me jetën dhe lidhjen tuaj të përbashkët.

Fokusohu në faktin sa e dashuron atë, në shtëpinë tuaj dhe djemtë që i keni bashkë si dhe stabilitetin financiar. Insisto se mund ta kalosh këtë krizë dhe ta rindërtosh besimin dhe kërko nga ajo të ta japë edhe një mundësi.

(Kosova Sot)