Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (60)

  • 24 March 2019 - 15:36
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (60)

Ryan kishte një mënyrë për t'i bërë njerëzit që të qeshnin. Ishte kjo një dhunti natyrale e tij. U ndjeva me fat që jam bartur në Uiskonsin dhe të jetoja me Hailey-n dhe me të. Nuk e di nëse do të mund t'ia dilja pa cimerët e mi. Më kujtohet fare mirë se sa e vrazhdë dhe e ashpër kam qenë me Henry-n kur për të parën herë kam arritur në qytet. Se sa shumë nuk dëshiroja të mos jem në këtë vend. Nuk jam lajmëruar në shtëpi që nga momenti kur kam arritur, por më vonë kam menduar se mund të jetë shtëpia ime. Ndoshta, sepse shtëpia nuk ishte lokacion. Ndoshta janë pikërisht njerëzit, që të rrethojnë të bëjnë të ndihesh sikurse nuk dëshiron të jesh në një tjetër vend. Ndoshta shtëpi është shoqëria. Pasi që ka përfunduar mësimi, po buzëqeshja me zr. Daniels-in, i cili në fakt me atë kostum ishte vetëm Daniel-i. Daniel-i im. I dashuri im i bukur, me sytë e tij të kaltër. Ai më buzëqeshi mua po ashtu. Klasa u mbush e unë me librat e mi në krah. Derisa i kisha në shpinë, u ngrita nga banka ime. "Nuk e ke veshur njërin nga fustanet e tu", më pyeti Daniel-i, derisa po shkonte të ulej te tavolina e tij. Sytë e tij udhëtuan nëpër trupin tim derisa sytë tanë u takuan dhe u ndjeva ngrohtë përsëri. Më pëlqente mënyra se si më pëlqente. Thuajse secila pjesë imja ishte e përsosur.

Thuajse isha e përsosur për të. "Jo, jo sot". Isha veshur në xhinse të kaltra dhe një bluzë të gjerë që po më varej nga jaka në krahun tim të majtë. Për të parën herë në këtë vit shkollor, veshja ishte krejt imja…dhe ishte ndjenjë e mirë të jam unë. "Kjo është dukja ime e preferuar", tha ai. Ia hodha një sy veshjes sime dhe buzëqesha. "Edhe imja po ashtu". "Cimeri im sonte nuk është aty". Unë qesha. "Të faleminderit për këtë informatë". "Dua ta përgatis një darkë". Duke ngritur njërën vetull, unë qesha. "Ti gatuan"? "Po, gatuaj", fjalët e tij ishin kaq të thjeshta dhe mendova se do të ha gjithçka që përgatit ai. "Bëj shumë më shumë se sa që gatuaj…" Sytë e mi shkuan te buzët e tij. Më pëlqenin ato buzë. Sa shumë i doja. E kafshova buzën time të poshtme dhe u nisa prej klasës duke u siguruar që askush të mos kalonte pranë. "A po provon të më joshësh Zr. Daniels"? Gishti i tij e preku buzën, ndërsa që sytë e tij po mëshironin sa poshtë sa lartë. "Me sa duket duhet ta zbulojmë këtë, zonjusha Jennings". "Më tako pas bibliotekës, pas mësimit", i sugjerova. "Do të jam atje". Mënyra se si sytë e tij po vallëzonin nëpër trupin tim më bën të ndihem rehat. Ajo që më pëlqente më shumë ishte se si më shikonte sot nuk më kishte shikuar kurrë më parë. Sot më kishte shikuar për atë se kush isha në të vërtetë, dhe mënyra se si më shikonte më lanë të kuptoj se më shumë i pëlqeja kur isha vetja ime. Unë qind për qind isha Ashlyn Jennings. Dhe po me këtë përqindje isha e tij. Nuk isha kurrë në shtëpinë e tij më parë. Nuk kisha hipur kurrë në Jeep-in e tij. Po mendoja për gjërat që kurrë nuk i kishim bërë deri atëherë. Nuk kishim dalë kurrë për një takim. Nuk kishim vallëzuar. Kurrë nuk kemi bërë seks. Kurrë s'e kemi thënë: 'Të dua'. Hipa në veturën e tij dhe m'u ndal fryma kur e pashë atë. Kishte një kapelë bejsbolli dhe u skuqa me mendimet e mia. Kurrë s'e kam parë me një kapelë bejsbolli. Ai më buzëqeshi dhe ma puthi shuplakën e dorës. (vijon)

(Kosova Sot)