Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (61)

  • 25 March 2019 - 15:39
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (61)

"Çka ka?", më pyeti ai. E ngrita kokën dhe e tunda në shenjë mohimi. "Asgjë. Pos që na presin shumë gjëra në të ardhmen, apo jo"? "Po, mendoj se po". Ai ma puthi dorën dhe vazhdoi që të ma mbante atë. "M'i thuaj gjërat e mërzitshme", i thashë, duke u rehatuar në karrige. "M'i thuaj gjërat të cilat shumicën e njerëzve do t'i vinin në gjumë". Ai e ngriti vetullën. "Faktet e mërzitshme?" "Ngjyrën tënde të preferuar, akulloren e preferuar, filmin e preferuar. E di? Gjërat me të vërtetë të mërzitshme". "Ah, në rregull. Ngjyra ime e preferuar është e gjelbra. Ëëë…", tha ai duke rrudhur vetullat, thellë në mendime. "Akullorja ime e preferuar është ajo me kon dhe me copëza të çokollatës. Mos më pyet sa akullore të tilla i kam ngrënë përnjëherë, meqë nuk do të të pëlqente përgjigja. Dhe, filmi im i preferuar është një kombinim midis filmave 'Lethal Weapon' dhe 'The Hangover'". "Edhe mua më pëlqen po i njëjti lloj i akulloreve", thashë me një frymë. Ai ma shtrëngoi dorën. "Çka tjetër të pëlqen? Cila është kafsha jote e preferuar, stina që të pëlqen më së shumti, kafjalli"? "Arushat panda. Njëherë kam parë një emision në "Discovery Channel" dhe më duket se, në Kinp, ekziston një vend ku mund të blesh panda të vogla. Stina ime e preferuar është pranvera.

Një pjesë të madhe të shkrimeve i bëj gjatë të reshurave pranverore. Dhe, po ta vije para meje një enë me cereale "Cap'n Crunch", atëherë me gjasë do të përjetoja orgazëm vetëm duke i shikuar". Ai qeshi dhe ma shtrëngoi dorën. "Kjo është fjala më e ndytë që kam dëgjuar nga ti", murmuriti ai. "Cila fjalë? Orgazëm?", e kafshova buzën time të poshtme dhe e ngreha. Sytë e tij të kaltër u bënë edhe më të thellë. "Jo. Arushat panda". E tërhoqa dorën time nga dora e tij dhe e godita me forcë, por më me forcë isha duke qeshur. "Kuku!" ofshau ai sikur ta kisha lënduar me të vërtetë, por e dija se nuk e kisha lënduar. Ai ma zgjati sërish dorën dhe unë ia dhashë dorën time. Ne shkuam te shtëpia e tij, për të cilën ai më tha se, në fakt, ishte shtëpia e prindërve të tij dhe mua nuk më mbeti asgjë, pos të ofshaja nga pamja e bukur e asaj shtëpie. Ajo dukej me të vërtetë si shtëpi familjare, e jo vetëm si një ngrehinë e pakuptimtë. Në të shihej se ishte investuar shumë dashuri. Fasada e përparme ishte bërë nga gurët e dekoruar. Danieli nuk më dha shumë kohë që ta studioja shtëpinë. Ai më çoi në oborrin prapa shtëpisë, ku po ashtu mbeta pa frymë nga bukuria. Aty afër ishte një liqen, i tëri i kapluar nga rrezet e diellit. "Sa bukur", thashë duke shikuar në distancë. U ula rrëzë liqenit dhe hoqa këpucët e çorapet. I futa këmbët në ujë.

"Po", tha Daniel me zë të butë. Ai u ul afër meje. "Po, po". Ai hoqi këpucët po ashtu, si edhe çorapet dhe përvoli pantallonat, duke futur këmbët në ujë. Filluam që t'i lëviznim këmbët para-prapa, duke krijuar valë të vogla. "M'i trego faktet e pakëndshme", tha ai. "Takimin tënd më të keq, librin e çuditshëm që të pëlqen më së shumti, gjënë më të çuditshme që të eksiton". "Hëmm…", bëra, duke marrë frymë thellë dhe duke ndier aromën e këndshme të liqenit në stinën e vjeshtës. "Nuk është se kam pasur shumë takime, por i dashuri im paraprak, për takim të parë, më dërgoi në një kinema. Ai mendoi se do të ishte romantike po të ma tregonte... atë sendin e vet". U skuqa. Nuk mund të besoja se isha duke i treguar atij për këtë gjë. "Kjo më bëri të qeshesha dhe ia kërkova syzat e tij 3D për ta zmadhuar, meqë nuk mund t'ia shihja fare". (vijon)

(Kosova Sot)