Rrëfimi shokues nga 22 vjeçari: Kështu bëra seks të çmendur më të dashurën e xhaxhit, por...

  • 25 March 2019 - 16:19
Rrëfimi shokues nga 22 vjeçari: Kështu bëra seks të çmendur më të dashurën e xhaxhit, por...

“Jam duke bërë seks me të dashurën e xhaxhit. Përjetimi është shumë i mirë, por kam frikë nga pasojat”, kështu e nis rrëfimin e tij një 22 vjeçar për “The Sun”, rrëfim të cilin ua sjellë të pakthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE:

Atë e kam vëlla të babit. Disa vjet më parë, atë e la gruaja pasi që e zuri duke e mashtruar mu me këtë të dashurën të cilën tani unë jam duke ia ‘bërë’. Ai ka 53, por e dashura e tij ka vetëm 37 vjet. ishim në një aheng familjar, në restorant, tërë familja. Ishte edhe gruaja e axhës. Me të filluar muzika dhe pijet, që të gjithë filluan që të bëheshin nostalgjikë. Edhe pse janë ndarë, xhaxhi me ish-gruan e tij filluan që të vallëzonin, e në atë moment erdhi te unë e dashura e xhaxhit, duke ma ngjitur për dore, që të vallëzonim bashkë.

Ajo dukej për mrekulli. Nuk isha mësuar ta shihja kështu të veshur mirë dhe me flokë të rregulluara. Unë kam 22 vjet dhe nuk jam në ndonjë lidhje. Pasi që vallëzuam, duke dashur t’iu ikja syve të të afërmve, dola në ballkon për ta pirë një cigare. Por, ajo më erdhi prapa.

Filloi që të më ankohej sesi xhaxhi më nuk po e donte, dhe gjëra të tilla. E pyeta a donte ta dërgoja në një dhomë, sipër restorantit, që të pushonte paksa. Më tha ‘po’. Sapo u ngjitëm lart filluam që të putheshim dhe përfunduam duke bërë seks. Seksi ishte i mrekullueshëm. Prej asaj dite kemi takime të rregullta, vetëm për seks. Ajo po më thotë se ka ndërmend të ndahet nga xhaxhi, që të vijë me mua, por unë kam filluar të kem hezitime.

DEIDRE thotë: Bën mirë të kesh hezitime. Ka pak shanse që të ketë të ardhme kjo lidhja juaj e cila, sikur që pranon edhe vet, është vetëm për seks. Prandaj, nuk është lidhje fare. Është epsh, pasion. E, epshet zgjasin derisa të zbrazen, jo fort gjatë. Pastaj, aty është edhe fakti se ke të bësh me të dashurën e xhaxhit.

A je i gatshëm për pyetjet dhe shikimet kritike të familjarëve, të vet xhaxhit tënd? Në vend që të takohesh me këtë grua në mënyrë klandestine, më mirë gjeje një të dashur të moshës tënde dhe dil publikisht me të. Ndaju sa më parë nga ajo.

(Kosova Sot)