TEST: Kafsha e parë që vëreni zbulon çfarë personaliteti mishëroni

  • 26 March 2019 - 09:30
TEST: Kafsha e parë që vëreni zbulon çfarë personaliteti mishëroni

Duam t’ju ofrojmë një mundësi me këtë test të jashtëzakonshëm. Shikoni pa menduar gjatë dhe cilën kafshë të parën e vëreni dhe ju tregojmë shumë për karakterin tuaj

Image

1. Tigri

Tigri mishëron energjinë dhe forcën. Ky lloj personaliteti ka karakter temperament dhe shpesh mund të luftojë kundër alfës në afërsi. Tigri është kundërshtar dhe shpeshherë i padisiplinuar. Shkaku i qëllimeve dhe ambicieve të mëdha, mundet të arrijë sukses të madh në jetë, sidomos kur dëgjon këshilla të mençura dhe nuk injoron mendimet e të tjerëve. Tigrat mund të rrezikojnë deri në pikën që sjell deri në katastrofë. Është mirë që tigrat mësojnë të mendojnë para se të marrin veprime dhe se e kuptojnë se edhe ata mund të jenë me faj.

Image

2.Shqiponja

Shqiponjat bëhen ambicioze dhe bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për t’i realizuar. Meshkujt dhe femrat e këtij llojit brengosen edhe për njerëzit që kërkojnë ndihmën e tyre. Gjithmonë ia mbajnë krahun atij që pa të drejtë akuzohet apo keqpërdoren. Mund të mbështeteni te ata dhe në vendimet e tyre. Kanë plot vetëbesim, nuk mbivlerësojnë e as nuk nënçmojnë veten e tyre. Shqiponjat kanë qasje shumë serioze ndaj familjes dhe nuk futen në martesë duke marrë për masë emocionet.

Image

3. Qeni

Qeni është personifikim i intelektit dhe sinqeritetit. Janë persona të drejtë dhe besnik. Ky lloj i personalitetit ka ndjenjë të lartë për drejtësi dhe kjo ndikon në jetën e tyre personale dhe profesionale. Nganjëherë do të luftojnë deri në fund kur e ndjejnë se diçka nuk është e ndershme. Kjo mundet t’i nxitë në debate të gjata dhe në grindje me njerëzit tjerë. Intelekti i tyre është super i lartë dhe ata njerëz gjithnjë e dinë momentin e duhur kur të shfaqen ose të thonë diçka të mençur për t’i impresionuar të tjerët. Më mirë është të jesh mik i tyre se sa armiku i tyre.

 

 

Image

4. Elefanti

Të ndershëm, me aftësi të jashtëzakonshme mendore, të fuqishëm, të shkathtë dhe prestigji janë shenjat kryesore dalluese të elefantit. Elefantët i tërheqin të tjerët përmes autoritetin, kokëfortësinë e tyre dhe vendosmërinë. Ata janë sidomos të orientuar kah karriera dhe statusi shoqëror. Në krahasim me tigrat, arrijnë sukses në jetë me reflektimin e secilit hap, e jo me ambiciozitetin e tepërt. Familja është shumë e rëndësishme për ta. Ju nevojitet një person që pesimizmin t’jua kthejë në optimizëm.

Image

5. Ketri

Kjo kafshë simbolizon lëvizshmërinë, energjinë dhe besnikërinë. Ketri ka inteligjencë të madhe, qasje të thella dhe janë gjithmonë aktive. Gjithmonë provojnë të përparojnë. Kanë shumë energji, vetëbesim dhe forcë. Kjo përzierje e cilësive ketrin e bën shumë popullore në shoqëri. Janë shumë komunikues e njerëzit që ju qëndrojnë pranë vetëm për të marrë një kafshatë nga optimizmi i tyre. Energjia e tyre ju ndihmon të merren me vështirësitë e shumta, pa marrë parasysh sa janë të vështira. Shpejtë lëvizin nëtë ardhmen, por kurrë s’e harrojnë familjen apo nga kanë ardhur.

Image

6. Bretkosa

Bretkosa gjithnjë është në gjendje relaksi dhe të qetë. Ky lloj i personalitetit është i qetë dhe gjithmonë i duhet kohë për vëzhgim, analizë dhe marrjen e vendimeve më ët mira për opsionet e tyre. Bretkosat mund të jenë miq të mirë që mund të dëgjojnë dhe të japin një këshillë të mirë. Ata njerëz kanë shkathtësinë q ndihmojnë në punë dhe në jetën personale, por nganjëherë presin shumë gjatë dhe kështu mund të humbasin mundësitë e mira. Mirëpo, kur të merret vendimi, gjithçka niset shpejtë dhe nuk ka hezitime më.

Image

7. Peshqit

Ky lloj në mënyrë të përsosur prezanton intuitën. Ata njerëz janë shenjë lidere që shmangin pengesat. Ata nuk lodhen kurrë, por kryesisht nuk janë reaktiv. Dalëngadalë fitojnë betejat e tyre. Ata po ashtu dinë edhe t’i ruajnë fshehtësitë e tyre dhe të huajat. Dinë shpejtë ta ndryshojnë disponimin. Ky lloj i personalitetit nganjëherë mundet të ketë tendencën të duket tepër misterioz.

 

 

(Kosova Sot)